Page 138 - Demo
P. 138


                                    TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËSMbledhja e informacioneve për tregun bëhet sipas kritereve të caktuara. Kriteret e mbledhjes së tyre duhet të jenë:• të mbledhura rastësisht,• jo personale,• jo objektive,• në kohë të duhur.1. Mendo veten si ndërmarrës të ri dhe përgjigju pyetjeve: a) Cili është pasioni yt, çfarë biznesi mund të hapësh në të ardhmen që të realizosh pasionin tënd?b) Cila do të jetë kategoria e njerëzve që dëshiron të punosh, me cilat grupmosha? Argumento përgjigjen tënde. c) Si mund të njohësh qartë dhe saktë nevojat e klientëve të tu?Hapja e biznesit bëhet duke u bazuar në ligjet në vend, si p.sh.: sigurimi i licensës për ushtrim të biznesit, konsiderimi i faktorëve mjedisor e të tjera.Mënyrat e hulumtimit të tregut janë të ndryshme, si:Vëzhgimi (Observimi). Përmes kësaj metode bëhet vëzhgimi i tregut, mblidhen statistika dhe jepen rezultatet.Fokus grupet. Kjo metodë nënkupton hulumtim të grupeve prej 6-12 personave. Secili grup udhëhiqet nga profesionisti/ja.Intervista. Përmes kësaj metode bëhet anketimi i drejtpërdrejtë, intervista.Eksperimenti. Kjo metodë nënkupton të eksperimentohet me klientin për të vërejtur reagimin e tyre.• Agjencitë shtetërore. Përmes kësaj metode shfrytëzohen kanalet shtetërore për të identifikuar kërkesat e tregut.Shoqatat e biznesit. Kjo metodë nënkupton shfrytëzimin e informacioneve të dokumenteve të shoqatave të biznesit për të identifikuar kërkesat e tregut. Objekti i hulumtimit të tregut mund të jetë i orientuar kah:• Produkti (dizenjimi, cilësia, paketimi, mirëmbajtja).• Çmimi (vendosja e çmimit, kushtet e financimit).• Vendi dhe shpërndarja (kanalet e shpërndarjes, koha, transporti).• Promovimi (reklamimi për produktin inovativ, lidhjet me masën e gjerë).Hulumtimi i tregut mund të bëhet në fazën fillestare apo edhe në faza të tjera të zhvillimit të biznesit dhe ndihmon vendimmarrjen për funksionalizimin e mirëfilltë të biznesit.136
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142