Page 139 - Demo
P. 139


                                    Nxënësi/ja:2.1 IIIKërkesat dhe nevojat e tregut identifikon kërkesat dhe nevojat e tregut.Arta ishte në librarinë më të afërt dhe bleu një libër. Pas disa ditësh u organizua ‘Panairi i librit’ në qytet dhe të njëjtin libër Arta e gjeti me çmim të përgjysmuar. A ju ka ndodhur edhe juve të blini një produkt të caktuar dhe pas disa ditësh ta gjeni atë në treg me çmim më të lirë? Ndani përvojën tuaj me shokun/shoqen e klasës. Diskutoni arsyen e ndryshimit në çmim. Aktivitet:Idea inovative duhet të shoqërohet me hulumtimin e kërkesës në treg. Në këtë mënyrë realizohet identifikimi i kërkesave dhe nevojave të tregut. Hulumtimi i tregut bëhet përmes një metode të caktuar. Nëse përzgjidhet metoda e intervistimit, atëherë përpilohet pyetësori dhe organizohen intervistat. Intervistat mund të realizohen fytyrë më fytyrë ose përmes shfrytëzimit të pajisjeve teknologjike, si: të telefonit, e-mail-it, portaleve e pyetësorëve. Një teknikë shumë e mirë për të krijuar pyetësorët është edhe përdorimi i Google Form, i cili ju mundëson të hartoni pyetësor online. Gjithashtu, Google Form, në fund të përgjigjeve të marra pas plotësimit të pyetësorëve online, harton një analizë në formë grafike me përgjigjet që kanë dhënë personat gjatë plotësimit të pyetësorit. Për të përdorur Google Form:1) mjafton që ju të keni një adresë në gmail;2) pasi të keni hapur adresën tuaj të gmail, zgjidhni Google Forms (fig. 1); 3) klikoni New për të hapur një hapësirë të re për realizimin e pyetësorit(fig. 2);Zotërimi i biznesit sjell shumë përfitime, por ky proces ka edhe mangësitë e veta, si: rrezikun e humbjes së pasurisë së fituar, pasigurinë në të ardhmen e të tjera. TregjetProduktetIndustritëKonkurrenca ShitësitKonsumatorët6.3Biznesi është i orientuar nga klienti. Biznesi për të qenë fitimprurës duhet të sigurojë një shërbim ose një produkt që i përmbush nevojat e klientëve (konsumatorëve). Kështu në treg do të ekzistojë kërkesa për produktin apo për shërbimin që ofroni ju, në mënyrë që të shitni produktin dhe të realizoni fitimin e dëshiruar.Tregu i punës për ndërmarrësit e rinj në Kosovë është shumë sfidues. Por ekzistojnë shumë shoqata dhe agjenci shtetërore dhe joshtetërore që përmes politikave të ndryshme përkrahin ndërmarrësit e rinj.Fig. 1 Google FormsFig. 2 Pyetësor i ri137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143