Page 14 - Demo
P. 14


                                    Nxënësi/ja:IVeprimet në lidhje me formulat  shpjegon veprimet në lidhje me formulat. Kopjimi i formulësËshtë e vërtetë që kur bëhet fjalë për të shkruar një formulë në shumë celula puna vështirësohet dhe rritet mundësia e bërjes së gabimeve. Një mënyrë e saktë dhe e shpejtë e futjes së një formule në disa celula është kopjimi i saj. Ka disa mënyra të kopjimit të formulës. E tillë është mënyra e autofill-it, që është mjaft e volitshme në rastet e kopjimit të formulës sipas një kolone ose sipas një rreshti.Shembull: Krijoni një tabelë me të dhënat si në figurën 1a. Në celulën D1 shkruani formulën =3+2*5 dhe pastaj klikoni ose shtypni komandën (butonin) Enter.Për të kopjuar formulën në celulën D2, vendosni mouse-in në këndin e djathtë poshtë derisa treguesi i tij të ndryshojë formën, pastaj rrëshqiteni poshtë mouse-in deri në celulën D2. Kjo mënyrë njihet si autofill (mbushje automatike). Çfarë mund të thoni për rezultatin? Përse ai ka ndryshuar? Klikoni te celula D2 dhe shikoni te shiriti i formulave. A ka ndryshuar ajo? Në mësimin e kaluar ju mësuat si të shkruani formulat në celulë. Po në rastet kur të dhënat që do të llogariten janë të shumta dhe duhet shkruar e njëjta formulë në çdo celulë, si do të vepronit?Aktivitet:Nëse formula =A1+B1*C1 e futur te celula D1 kopjohet te celula D2, ajo do të jetë =B1+C1*D1. Në këtë mënyrë gjithmonë llogariten vlerat e celulave te të cilat gjenden formulat. Pra, gjatë kopjimit programi Excel e përshtat formulën sipas celulës tek e cila ajo është kopjuar. Figura 2 tregon se si ndryshon formula = A1+B1, kur ajo kopjohet në celulat D1, E1, F1.Ndonjëherë është e nevojshme të kopjohet formula, por ndonjëherë duhet vetëm vlera e saj. Për këtë duhet të veproni kështu:1. klikoni te formula me butonin e majtë të mouse-it;2. pastaj klikoni butonin e djathtë të mouse-it; 3. zgjidhni komandën Copy; 1.3Fig. 1a Shkrimi i formulës Fig 2b Kopjimi i formulës nëpërmjet autofill-itFig 2 Kopjimi i formulës në qeliza të ndryshme 12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18