Page 140 - Demo
P. 140
TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËS1. Punë në çift. Realizo një pyetësor në klasë për të identifikuar produktin inovativ. Shfrytëzo pyetjet: a) Kur keni vendosur për këtë produkt? b) Nga kush keni qenë të shtyrë për këtë vendim? c) Cilat kanë qenë sfidat e vendimit?4) Kështu keni gati formatin për të krijuar pyetjet nëpërmjet komandave në të djathtë të faqes (fig. 3), e cila ju lejon të shtoni pyetje të hapura ose të mbyllura, të ndryshoni formën dhe madhësinë e shkrimit, të fusni imazhe, video, ose hapësira ku ka nevojë të shkruhet.Fig. 3 Formatimi i pyetjevePyetësori mund të përmbajë pyetje, të cilat ndihmojnë për të kuptuar:1. Aspektet demografike (vendbanimi, gjinia, edukimi, profesioni).2. Pakënaqësitë e të anketuarve në lidhje me produktin që do t’a shesim në treg.3. Çfarë dëshiron në të vërtetë klienti? Këtu duhet pasur parasysh që klientit t’i jepen disa shembuj dhe ai të zgjedhë mes tyre.4. Çfarë ju dallon nga konkurrentët tjerë? Përmes pyetjeve që adresoni, duhet të kuptoni se çfarë e dallon produktin tuaj nga produktet e tjera në treg.5. Çfarë e lidh klientin emocionalisht me produktin tuaj? Kjo marrëdhënie është me rëndësi sepse tregon arsyen pse klienti vendos për produktin tuaj dhe jo të të tjerëve.6. Pse të tjerët nuk blejnë produktin tuaj? Përmes kësaj pyetje ju nënkuptoni nëse ka ndonjë problem me produktin tuaj. Gjithashtu kuptoni si mund ta zhvilloni produktin për të përmbushur edhe dëshirat e klientëve të tjerë.7. Cili është çmimi i duhur për produktin tuaj? Pyetjet rreth kësaj çështjeje ndihmojnë që të kuptoni se cili është çmimi ideal për produktin tuaj. Çmimi i një produkti ose shërbimi është një nga aspektet më të rëndësishme të biznesit tuaj dhe është me rëndësi që ai të mos jetë as i lartë e as i ulët.8. Cili është vizioni për produktin dhe si ruhet ky vizion? Vizioni është me rëndësi, sepse dikton nivelin e zhvillimit të produktit. Për shembull Apple ka pasur vizion të bëhet eksperiencë e jo vetëm pajisje e shfrytëzueshme.Pyetjet e pyetësorit mund të kenë zgjidhje të ndryshme të caktuara, si për shembull a, b, c, dme një apo më shumë zgjidhje të sakta. Por pyetjet, gjithashtu, mund të jenë edhe vetëm për të përcaktuar saktësinë me PO/JO. Pyetjet mund të jenë edhe me vlerësim nga 1 në 5, si në figurën e paraqitur më lartë. Gjithashtu, këshillohet që kur të hartoni pyetësor, mos të keni shumëllojshmëri pyetjesh. Këshillohet që pyetjet të jenë të hapura ose të mbyllura dhe jo miks.ndryshoni formën dhe madhësinë e shkrimitshtoni pyetje të hapura ose të mbylluravendosni imazhevendosni videoshtoni hapësira ku mund të shkruhet138

