Page 142 - Demo
P. 142


                                    TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËSPër secilën pyetje numërohet se cila nga zgjedhjet e mundshme ka më së shumti pikë, që do të thotë se në pyetjen e parë sa përgjigje janë nën a, sa prej tyre nën b e kështu me radhë. Gjendet përqindja për secilën përgjigje dhe përgjigjja me përqindjen më të madhe vlerësohet të jetë përgjigjja finale (tabelë 2).PYETJA_1 a=7b=2c=1PYETJA_2 a=0b=2c=8PYETJA_3 PO=5JO=5PYETJA_4 a=7b=1c=2PYETJA_5 a=1b=1c=8PYETJA_6 a=8b=1c=1PYETJA_7 a=1b=5c=4PYETJA_8 a=7b=1c=2PYETJA_9 a=0b=1c=9PYETJA_10 PO=5JO=51. Hulumto në internet për software online të pyetësorëve. Krijo pyetësorë me 5 pyetje dhe shpërndaji te shokët/shoqet e klasës. Për analizë të rezultatetve shfrytëzo MS Office Excel dhe software online. Cilat janë rezultatet e pyetësorit për këto pyetje? Trego dallimin e softwareve online dhe MS Ofice Excel.2. Punë në grupe. Të formohen grupe prej 5 nxënësish/esh. Secili nxënës/e i/e grupit të paraqesë produktin inovativ. Pastaj në grup të votohet për produktin e grupit. Secili grup të realizojë pyetësorin dhe të analizojë e të prezantojë rezultatet. Gjatë prezantimit grupit mund t’i adresohen 3 pyetje nga grupet tjera. Grupet të vlerësojnë njëri-tjetrin dhe të zgjidhet grupi me produktin më inovativ.Pyetësorët mund të përpilohen edhe përmes software-ve online. Përmes tyre u kërkohet të anketuarve të plotësojnë pyetësorët dhe rezultati është automatik. Këta pyetësorë marrin kohë gjatë përpilimit, sepse duhet të bëhen konform kërkesave të aplikacionit, por nxjerrja e rezultateve dhe gjenerimi i raporteve të ndryshme është proces i automatizuar dhe bëhet në formë profesionale.Këshilla 140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146