Page 143 - Demo
P. 143
Nxënësi/ja:2.1 IIIBiznesi i suksesshëm kupton cilët janë faktorët më të rëndësishëm që e bëjnë një biznes të suksesshëm.Hapja e biznesit bëhet për të realizuar fitime. Por si mendoni, cilët janë faktorët më të rëndësishëm që e bëjnë një biznes të suksesshëm? Aktivitet:Bizneset veprojnë duke plotësuar nevojat e konsumatorëve dhe për t’i kënaqur ata. Hulumtimet tregojnë se vetëm 19 % e konsumatorëve që blejnë produkte, bazohen në çmimin e produktit. Shumica e tyre mbështeten në arsye të tjera, si: vlerat e mallit, besnikëria ndaj prodhuesit apo produktit etj. Duke ditur që synimi kryesor i bizneseve është fitimi, funksionimi i mirëfilltë i tyre duhet të ketë parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e përfitimit. Realizimi i fitimit të bizneseve bëhet duke pasur parasysh disa faktorë kryesorë, si: punonjësit, produkti/shërbimi dhe promovimi/reklama. PunonjësitSot bizneset e kanë kuptuar që punonjësit jo vetëm që prezantojnë idetë e biznesit, por edhe paraqesin vetë biznesin në sytë e konsumatorëve. Prandaj është e nevojshme të investohet vazhdimisht për motivimin e tyre. Në bizneset e vogla punonjësit mund të konsiderohen si një drejtim i rëndësishëm, që i shton vlerë produktit apo shërbimit. Për këtë arsye është i rëndësishëm fakti se sa të kujdesshëm janë punonjësit ndaj konsumatorëve. Punëdhënësi duhet të këtë parasysh të paktën tre gjëra në lidhje me punonjësin: motivimin, ngritjen në përgjegjësi dhe shpërblimin e tyre. Për të pasur sukses në inkurajimin e punonjësve ndërmarrësit mund të mbështeten në disa forma nxitjeje ndaj tyre, si: • trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve;• ofrimin e përkujdesjes ndaj punonjësve që kanë iniciativa të veçanta; • krijimin e një vizioni të qartë te punonjësit për të ardhmen e biznesit; • vlerësimin e vazhdueshëm të punës se tyre.IDEJAPLANIAKSIONI6.5141

