Page 144 - Demo
P. 144
TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËSNgritja në përgjegjësi është një drejtim tjetër, që duhet mbajtur parasysh nga ndërmarrësit në lidhje me punonjësin. Por ofrimi i më shumë përgjegjësive te punonjësit nganjëherë shihet me skepticizëm nga ndërmarrësit, sepse i frikësohen humbjes së kontrollit të biznesit. Produkti/shërbimiSecili biznes kryen një shërbim apo ofron një produkt të caktuar. Dihet që ndërmarrësit janë të orientuar te fitimi. Në rastet kur bizneset nuk marrin fitimin e synuar, atëherë zbulojnë se produkti/shërbimi i tyre nuk shkon mirë. Në të tilla raste ndërmarrësit marrin masat e duhura për ndërhyrjet e duhura në lidhje me produktin/shërbimin në fjalë. Provomovimi/reklamaPromovimi apo reklama është faktor i suksesit të një biznesi dhe ka të bëjë me gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve, si: kur bëhet promovimi; sa janë shpenzimet për promovimin; sa shpesh bëhet promovimi etj. Përgjigjja efektive e këtyre pyetjeve ndikon në realizimin e fitimit të biznesit, sepse i mban konsumatorët të përditësuar me shërbimin apo produktin e ofruar.1. Cilët janë faktorët kryesorë të një biznesittë suksesshëm?2. Mendo dhe thuaj pesë faktorë të funksionimit të suksesshëm të biznesit. Diskuto me shokun/shoqen në klasë për këtë çështje.3. A mendon se vendndodhja e biznesit mund të konsiderohet faktor i suksesit të biznesit? Trego pse dhe si luan rol ky faktor.SUKSESISI E SHOHIN NJERËZITSI ËSHTË NËTË VËRTETË142

