Page 145 - Demo
P. 145
Nxënësi/ja:2.1 IIIpërfitimetekipipromduktearketinguide/inovacionstrategjitëPlani i biznesitPlani i biznesit mëson mbi përpilimin e planit të biznesit.Për të pasur një ndërmarrje të suksesshme është me rëndësi që të bëhet planifikim i duhur i biznesit. Objektivi i përpilimit të planit të biznesit është që të demonstrohet krijimi i biznesit dhe të bindni të tjerët për dobinë dhe domosdoshmërinë e biznesit tuaj. Nëses keni vendosur të hapni biznesin tuaj në fushën e teknologjisë informatike,cilat do të ishin pesë sfidat tuaja kryesore? Cilëve departmente u përkasin këto sfida? Aktivitet:Ndër arsyet kryesore të përpilimit të planit të biznesit janë:1. Të shitni veten tuaj në biznes. Ju si themelues i biznesit jeni pjesëmarrësi kryesor në biznes dhe duhet të siguroheni në bërjen e biznesit, si nga ana personale, ashtu edhe nga ana e investimeve.2. Të siguroni financim nga banka. Plani i biznesit pasqyron rrugën kah shkon biznesi krahasuar me atë që keni planifikuar. Huazimi i parave në bankë nuk mund të aprovohet pa pasur planin e biznesit.3. Sigurimi i kontratave të mëdha. Plani i biznesit ju ndihmon të krijoni partneritet me kompani të mëdha.4. Të bindni të tjerët që të bëhen pjesë e stafit. Plani i biznesit u krijon siguri njerëzve që të bëhen pjesë e stafit tuaj, sepse plani i biznesit paraqet rrugën drejt suksesit.5. Të motivoni menaxherët/et. Kur kompanitë e vogla rriten, rritet edhe kompleksiteti i tyre. Plani i biznesit ndihmon që menaxherët/et të jenë të përqëndruar te ndryshimet në ndërmarrje.6. Procesi i bashkimit me ndërmarrje tjera. Plani i biznesit ju ndihmon në procesin e bashkimit me ndërmarrje të tjera, qoftë kur blini pjesë të bizneseve të tjera apo kur shisni pjesë të biznesit tuaj.6.6143

