Page 146 - Demo
P. 146
TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËSPlani i biznesit duhet të përpilohet duke pasur parasysh:1. individët; 2. biznesin;3. industrinë dhe qasjen ndaj klientit;4. motivimin e blerësit.Procesi i përpilimit të planit të biznesit është proces i vështirë dhe kompleks, por duhet të keni parasysh, që ky proces do të jetë ndihmesa juaj më e madhe në zhvillimin e mëtejshëm të biznesit. Plani i biznesit përmban rreth 10 faqe dhe ka elementet e veta që janë: mbështjellësja, përmbajtja, përmbledhja, kompania, tregu, produkti/shërbimi, shitjet dhe promocioni, financat dhe shtojca.Sot bizneset janë të organizuara në departamente apo njësi dhe secili department ka planin e vet. Departamentet, që i hasim në pothuajse çdo biznes janë: departamenti i marketingut, departamenti i financave, departamenti i prodhimit, departamenti operativ, departamenti i burimeve njerëzore e të tjera. Në varësi nga departamenti, biznesi ka planin përkatës për secilin department.Plani i marketingut (departamenti i marketingut) përshkruan strategjitë për shpërndarjen (distribuimin) e produkteve/shërbimeve të biznesit tuaj, cakton çmimin e tyre si dhe paraqet strategjinë e promovimit të produktit/shërbimit.Plani i financave (departamenti i financave) përshkruan strategjitë financiare të frytshmërisë së biznesit tuaj. Këtu përshkruhen shpenzimet e kompanisë, të ardhurat e stafit, profiti apo fitimi e të tjera. Plani i prodhimit (departamenti i prodhimit) identifikon formën e prodhimit të produktit të caktuar apo të ofrimit të shërbimit. Plani operativ (departamenti operativ) identifikon ndryshimet e biznesit ndaj rreziqeve të ndryshme për ta bërë atë më fleksibël. Plani operativ përshkruan strategjinë e kontrollit dhe rreziqeve si dhe paraqet format e menaxhimit të tyre.Plani i burimeve njerëzore (departamenti i burimeve njerëzore) paraqet strategjinë e punësimit të stafit, motivimit të tyre, shpërblimit të punëtorëve/eve e të tjera.1. Punoni në dyshe me shokun/shoqen e bankës dhe krijoni një biznes imagjinar. a) Cilat do të ishin hapat e rëndësishëm që do të bënit për të pasur sukses në biznesin tuaj?b) Krijoni një plan biznesi ku të mos harroni se kush do të ishin aktorët që mund t’ju ndihmonin në iniciativën tuaj. Cilat do të ishit përgjegjësitë tuaja? Përshkrimi i biznesit tuaj nënkupton përgjigjet e pyetjeve: Cili është objektivi juaj në biznes? Pse e keni filluar biznesin? Çka e veçon biznesin tuaj? A keni staf të mjaftueshëm në ekip? Kush janë konkurrentët tuaj? Si dallohet biznesi juaj nga konkurrentët e tjerë?144

