Page 147 - Demo
P. 147


                                    Nxënësi/ja:2.1 IIIMenaxhimi i biznesit mëson format e menaxhimit të biznesit.Cilat janë dallimet ndërmjet një ndërmarrësi/e dhe një menaxheri/e?Diskuto me shokun/shoqen dhe përcakto pesë veti që i dallojnë këto koncepte. Aktivitet:Në tabelën e mëposhtme (fig. 2) janë dhënë disa karakteristika që dallojnë menaxherin nga ndërmarrësi. Menaxheri shpeshherë ngatërrohet me ndërmarrësin, sepse të dy ndihmojnë në administrimin, kontrollimin dhe funksionimin e biznesit. Të qenët ndërmarrës nënkupton personin që ka ide, shkathtësi dhe guxim për të nisur një biznes, kurse të qenët menaxher/e nënkupton personin që menaxhon operacionet dhe funksionet e ndërmarrjes. Ndryshimi kryesor ndërmjet ndërmarrësit dhe menaxherit është se ndërmarrësi është pronar i biznesit, kurse menaxheri është i punësuar në atë ndërmarrje.NDËRMARRËSI/JA MENAXHERI/JAOrientohet në shfrytëzimin e mundësive Orientohet në zgjidhjen e problemeveOrientohet në qëllime dhe aksione Orientohet në zgjidhjen e detyrave që merr nga pronarët e ndërmarrjesNuk i frikësohet rrezikut Mundohet të shmangë rreziqetPikësynim ka inovacionet dhe imitimin kreativSynon rregulla dhe efikasitet në optimizimin e rezultateve konkreteDallohet nga mendimet dhe vizionet strategjikeBazohet në planifikim të detajuar të proceseveOrientohet në rezultat Orientohet në procesInformohet nga qarqet zyrtare dhe jozyrtarePreferon informatat nga qarqet zyrtareËshtë bartës i ndryshimeve Mundohet t’i shmangë ndryshimetËshtë i pajisur me shkathtësi të ndërmarrësisëËshtë i pajisur me shkathtësi të menaxhimitMENAXHERNDËRMARRËS6.7145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151