Page 148 - Demo
P. 148


                                    TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËSNdërmarrjet janë të organizuara në departamente dhe secili prej tyre ka menaxherin/en e vet, si p.sh.: menaxheri/ja i/e departamentit të financave, menaxheri/ja i/e departamentit operativ, menaxheri/ja i/e departamentit të marketingut, menaxheri/ja i/e departamentit të burimeve njerëzore e të tjera. Gjithashtu, ndërmarrja është e pajisur edhe me postin e menaxherit të përgjithshëm të ndërmarrjes, i cili ka për detyrë të menaxhojë mirëfunksionimin e proceseve në të gjithë ndërmarrjes.1. Trego disa nga dallimet që ka ndërmarrësi/ja nga menaxheri/ja.2. Cilat nga tiparet e tabelës së figurës 2 përkojnë me tiparet e tua? Numëro a ke më shumë tipare të ndërmarrësit apo të menaxherit/es? Diskuto rezultatin me shokun/shoqen në klasë. Menaxhimi është planifikim, veprim, kontroll dhe aksion. Qasja e menaxherëve në përmbushjen e mbarëvajtjes së përditshme të biznesit varet nga stili i menaxhimit, që secili prej tyre zbaton. Ekzistojnë disa stile të menaxhimit, por dallohen dy më kryesorët prej tyre:• Stili diktatorial, ku bëjnë pjesë menaxherët autokratik, të cilët e përdorin autoritetin e tyre për të marrë vendime.• Stili mosndërhyrës, ku bëjnë pjesë menaxherët, të cilët lejojnë punëtorët të marrin vendime brenda detyrave dhe përgjegjësive të përkufizuara në përshkrimin e punës.146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152