Page 149 - Demo
P. 149
Nxënësi/ja:2.1 IIIRëndësia e teknologjisë në zhvillimin e ndërmarrësisë mëson për rëndësinë e teknologjisë në zhvillimin e ndërmarrësisë.Shfrytëzimi i teknologjisë luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e ndërmarrësisë. Madje, nuk mund të mendohet as edhe një proces pa shfrytëzimin e teknologjisë informatike. Diskutoni me shokun/shoqen se cilat janë përparësitë e shfrytëzimittë teknologjisë informatike në zhvillimin e ndërmarrësisë. Aktivitet:Zhvillimi i teknologjisë informatike në dy dekadat e fundit ka shënuar rritje shumë të madhe. Falë zhvillimit së teknologjisë, paraqitjes së kompjuterëve dhe internetit, sot, shfrytëzohen metoda të reja për kryerjen më me lehtësi të aktiviteteve të përditshme të biznesit. Përparimet në fushën e teknologjisë kanë rritur mundësitë në biznes. Kështu, për shembull, procesi i përllogaritjes së pagave nuk mund të mendohet pa llogaritjet që bëhen përmes kompjuterëve, komunikimi përmes stafit nuk mund të mendohet pa qasje në adresën elektronike (e-mail) e të ngjashme. Arsyet kryesore të shfrytëzimit të teknologjisë informatike në ndërmarrje të vogla janë: efikasiteti i punës, shpejtësia, kostoja e ulët e prokurimit si dhe aftësia për t’u përballur me detyrat e shumta duke e minimizuar mundësinë e gabimeve.Teknologjia në biznes ka rëndësi sepse:1. Teknologjia përmirëson komunikimin në biznes. Bizneset mbështeten në disa aspekte të teknologjisë për komunikim, si: e-mail-i, skype-i, mesazhet e menjëhershme, telefonat e mençur, videokonferencat etj. 2. Teknologjia rrit efikasitetin e punës. Ruajtja e të dhënave në sisteme informatike ndihmon dhe siguron të dhënat për qasje më të lehtë. Gjithashtu, edhe gjenerimi i raporteve të ndryshme mbi proceset e punës ndihmon që të merren vendime të rëndësishme në kohën dhe vendin e duhur.3. Risitë në teknologji ndihmojnë në mbrojtjen e pasurive të kompanisë.6.8147

