Page 15 - Demo
P. 15


                                    TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONET4. zgjidhni celulën ku do të kopjohet formula;5. klikoni butonin e majtë të mouse-it;6. zgjidhni Paste Options/Formulas për të kopjuar formulën ose Paste Options/Values për të kopjuar vlerën e formulës. (fig. 3)1. Shkruaj të dhënat si në tabelë dhe me anë të formulës plotëso kolonën “Vlera” si dhe gjeni totalin e shpenzuar për artikujt shkollor. Kontrolloni me shokët/shoqet në klasë nëse keni përftuar të njëjtën shumë.2. Krijo tabelën e shumëzimit nga 1deri në 10. a) Te celula B2 shkruaj formulën =B$1*$A2. b) Kopjo formulën sipas rreshtave dhe shtyllave .c) Shiko formulat duke përdorur komandën Show Formulas. Korrigjimi i formulës Formulat ekzistuese mund të korrigjohen në dy mënyra:Duke klikuar te Formula Bar, kur celula në të cilën është futur formula është aktive.Duke klikuar dy herë në celulën ku është formula. Shikimi i formulës Kur shkruajmë formulën dhe shtypim butonin Enter,në celulë shfaqet vetëm rezultati. Programi Excel ka një mënyrë për të parë formulat që janë zbatuar në disa celula. Shembull: Në figurën 4 jepet tabela e shumëzimit të numrave nga 1 deri në 4. Për të parë formulat që janë zbatuar në secilën celulë veprojmë si më poshtë:1. klikojmë menynë Formulas;2. në grupin Formula Auditing klikojmë butonin Show Formulas (fig. 5).Fig. 3 Opsionet e kopjimit të formulës Fig. 4 Tabela e shumëzimit të numrave nga 1 deri në 4, shkruar në Excel Fig. 5 Pasqyrimi i formulave 13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19