Page 150 - Demo
P. 150
TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËS1. Çka quajmë ebiznes?2. Numëro tre proceset kryesore të biznesit, që nuk mund të funksionojnë pa shfrytëzimin e teknologjisë informatike?3. Cilat janë prioritetet e shfrytëzimit të teknologjisë informatike në zgjerimin e biznesit tënd në rrafshin ndërkombëtar?4. Zhvillimet teknologjike janë kërkesë e punëtorëve, sepse vet ata presin që punëdhënësit e tyre t’u ofrojnë teknologjinë më të fundit, që do t›i ndihmojë të jenë të suksesshëm në përmbushjen e përgjegjësive të tyre të punës. Është e vështirë për të konkurruar ndaj bizneseve që përdorin përparimet e fundit të teknologjisë, kur biznesi juaj ka mbetur mbrapa në zhvillimin e teknologjisë.5. Me teknologji, nuk ka kufizime. Kjo është me rëndësi për kompanitë që operojnë në mbarë botën duke bërë koordinimin e punëve dhe proceseve pa pengesa që rrjedhin për shembull prej kufijve ndërshtetëror.6. Teknologjia kursen kohë dhe para. Së fundi, teknologjia tani kryen shumë nga detyrat e zakonshme që punonjësit i kryenin më parë. Kjo i lejon punonjësit të përqëndrojnë kohën e tyre diku tjetër, në detyra më të rëndësishme. Gjithashtu, si rrjedhojë e kësaj, biznesi mund të kursejë para duke ulur shpenzimet e punonjësve dhe duke përmirësuar produktivitetin.Proceset që mund të kryhen përmes shfrytëzimit të internetit janë: • Transaksionet bankare (transferimi i parave nga një bankë në tjetrën). • Kontakti me klientët dhe me të tjerët përmes adresave elektronike.• Promovimi i produktit/shërbimit përmes web faqeve të ndryshme.• Trajnime të ndryshme online për stafin.• Ofrimi i shërbimeve në kohë (24 orë në 7 ditë). Përkufizim: Biznesi online apo ebiznes-i është çdo biznes ose transaksion tregtar, që kryhet përmes ndarjes së informacionit në internet. Kjo formë e biznesit është me rëndësi, posaçërisht kur mendohet zgjerimi i biznesit në rrafshin rajonal apo ndërkombëtar.148

