Page 152 - Demo
P. 152
2. Mosha.3. Numri i punëtorëve në biznes.a) <10b) 10-50c) 50-250d) >2504. Mosha, kur ndërmarrësi e ka filluar biznesin.5. Sa vite ka përvojë pune?6. Cila ka qenë shtytja kryesore e hapjes së biznesit?a) Familja.b) Shoqëria.c) Mediumet online.d) Të tjera (specifikoji). Cilat kanë qenë 3 sfidat më kryesore të hapjes së biznesit?7. Si janë tejkaluar sfidat?Pyetjet duhet të jenë të përcjella me zgjedhje të mundshme, si shembulli në pyetjen 6.Pyetësorët e plotësuar mblidhen dhe plotësohet në Ms Office Excel për të gjitha përgjigjet e mundshme. Duhet të gjeni për secilën pyetje opsionin më të përzgjedhur. Pyetësori do të duhej t’ju ndihmonte për të identifikuar sfidat e ndërmarrësve të rinj në vendin tuaj dhe do të lehtësonte punën tuaj si ndërmarrës i ri.II. PROJEKT MBI NDËRMARRËSINË – PUNË NË GRUPDiskutoni në grup hapjen e një bizinesi të ri. Biznesi duhet të ofrojë një produkt ose një shërbim për konsumatorët. Përpiloni një pyetësor dhe hulumtoni tregun për shitjen e produktit/shërbimit të caktuar në qytetin tuaj. Pas mbledhjes së pyetësorëve nxirrni rezultatet dhe identifikoni arsyen pse biznesi juaj do të jetë i suksesshëm duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:1. Pse mendoni se do të jeni të suksesshëm në këtë biznes?2. Cilët do të jenë klientët tuaj?3. Sa mendoni se do ta keni fitimin?4. Çfarë e dallon produktin/shërbmin që ofroni ju, nga ato që ofrojnë konkurrentët e tjerë?Përpiloni planin e biznesit dhe përcaktoni departamentet që do të ketë biznesi juaj.PËRSËRITJE150

