Page 154 - Demo
P. 154


                                    1.1Nxënësi/ja:IV Teknologjia përmes kohësZhvillimi i teknologjisë nga viti në vit ka ndryshuar jetën e njeriut, duke e bërë punën më të lehtë dhe jetën më të sigurt. Tashmë teknologjia po bëhet mjeti ynë kryesor i punës, informacionit, argëtimit, sigurisë, shëndetit, pra, në një farë mënyre e gjejmë atë të ndërthurur në të gjitha sferat më të rëndësishme të jetës. Sot jemi dëshmitarë të zhvillimit dhe ndryshimeve të shpejta edhe në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës dhe shoqërisë si dhe arritjes së informacioneve dhe komunikimeve të shpejta në mbarë botën. Kompjuteri, telefonat e zgjuar (smartphone), pajisjet e ndryshme elektronike, interneti, zhvillimi i teknologjisë në mjekësi, biznes, inxhinieri e në shumë fusha të tjera janë shembuj të zhvillimit të teknologjisë dita ditës.Kompjuterët personalë u shfaqën në treg në fund të viteve 1970. Deri në ato vite kompjuterët kryesisht përdoreshin nga biznesi, qeveria dhe universitetet. Popullariteti i tyre si një pajisje e zakonshme u rrit pas vitit 1980, pas daljes së sistemeve operative nga Apple dhe Microsoft, të cilët përzien (miksuan) grafikën me tekstin, duke zëvendësuar sistemet e tekstit të viteve ‘70. Në fund të viteve 1990 - 2000 u zhvilluan laptopët, PDA-të e avancuara, smartphone-ët dhe tabletat (Fig.1). Ky brez i ri pajisjesh kishte përparësitë e disa zhvillimeve teknologjike si: zvogëlimin në përmasa, përshpejtimin e procesorit, kujtesën flash, internetin me shpejtësi të lartë, komunikimin jo kabllor Wi-Fi dhe rrjetin e të dhënave mobile (3G-5G).Teknologjia e informacionit sot kupton se teknologjia e informacionit përparon me hapa të shpejtë, duke sjellë rritjen e  performancës së kompjuterit si dhe efikasitetin e tij në jetën e përditshme.Kompjuterët dhe interneti kanë transformuar mënyrën se si punojnë sot shumë njerëz. Në ditët e sotme bizneset nuk krijojnë letra dhe raporte të shkruara me makinë shkrimi. Figura tregon ndryshimin që ka pësuar ambienti i punës në zyra. Sa kohë mendoni që ka kaluar që kur përdorej makina e shkrimit? Si e imagjinoni ambientin e punës në të ardhmen? Përmendni disa mjete të teknologjisë së informacionit me të cilat ndesheni në përditshmëri.Aktivitet:Smartphones-atose telefonat e zgjuar. Telefoni i parë celular doli në vitin 1983 dhe me të mund të bëje vetëm telefonata. Ndërsa sot smartphon-i është shndërruar në një minikompjuter të lëvizshëm, i cili mund të përdoret për punë apo argëtim. Ishte pikërisht viti 2007, kur Applenxorri në treg telefonin iPhone, i cili revolucionarizoi industrinë e smartphon-ëve. Zhvillimi i kompjuterit7.1Fig. 1 Zhvillimi i kompjuterit në vite152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158