Page 155 - Demo
P. 155


                                    TEMA 7 PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË ME SHPENZIM TË ULËT TË ENERGJISË ELEKTRIKEPajisjet e ruajtjes (Fig.2). Që nga vitet 1970 programet filluan të ngarkoheshin nga disketat floppy. Ato u përdorën gjithashtu si një mjet portativ për ruajtjen dhe për backup-in e të dhënave. Gradualisht disketat u zëvendësuan me CD dhe DVD, për të vijuar me USB Flash, e cila që nga viti 2000 u bë masivisht e përdorshme për shkak të kapacitetit më të lartë dhe përmasave më të vogla. Harddisku është pajisja që ruan sistemin operativ dhe programet. Që nga prezantimi i tyre në vitet 1980 ata kanë mbetur një pjesë integrale e kompjuterit. Harddisku i parë në treg kishte një kapacitet prej 10 MB (MegaByte), ndërsa sot ata arrijnë deri në disa TB (TerraByte). Interneti u zhvillua nga viti 1991, por email-i i parë u dërgua që në vitin 1971. Në fillim informacioni që dërgohej, përmbante vetëm tekst, ndërsa sot faqet e internetit përmbajnë tekst, audio, video dhe animacione. Teknologjia Wi-Fi mundëson lidhjen me internetin pa tel (wireless) të kompjuterëve, pajisjeve mobile, lojërave dhe pajisjeve të tjera. Kjo e bën më të lehtë se kurrë të lidhjen në internet kudo që jeni, p.sh. në tren apo në një kafene etj. Blerjet në internet. Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit blejnë dhe se si funksionojnë dyqanet. Shumëllojshmëria e produkteve në dispozicion online vazhdon të rritet dhe njerëzit janë gjithnjë e më të interesuar në blerjet nëpërmjet internetit. Pothuajse çdo gjë mund të blihet në internet, duke përfshirë pajisje elektronike, mobilje, libra, CD, DVD, veshje dhe ushqime. Gjithashtu, nëpërmjet internetit mund të rezervohen bileta udhëtimi, teatri, kinemaje apo koncertesh.Smart City (qyteti i zgjuar) është një qytet që përdor të dhënat dhe teknologjinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve që banojnë në të (Fig.3). Rritja e numrit të njerëzve që shkojnë drejt jetës urbane, ka rritur kërkesën për një administrim më të zgjuar të qytetit. Për të përshtatur këtë kërkesë të re në qytete, strukturat e qeverisjes po përqëndrohen në inovacionin e Internetit të Gjërave për të përmirësuar shërbimet e tyre, për të ulur kostot dhe për të përmirësuar komunikimin dhe ndërveprimin. Shembuj zbatimesh të Smart City-t janë: një furnizim më efikas me ujë përmes njehsorëve të zgjuar; një zgjidhje inovative për bllokimin e trafikut përmes kamerave të trafikut, telefonave celularë dhe sensorëve të rrugëve; ndërtesa efikase për energji; siguria publike e përmirësuar përmes sistemeve të monitorimit të videos etj.Disketa (1970)CD, CD-R, CD-RW (1982)USB (1999)Cloud (2006)Kartë memorje SD (1999)HDD i jashtëm (1999)DVD (1995)Fig. 2 Zhvillimi i pajisjeve të ruajtjesFig. 3Shembull i një Qyteti të zgjuar153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159