Page 156 - Demo
P. 156


                                    TEMA 7 PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË ME SHPENZIM TË ULËT TË ENERGJISË ELEKTRIKEInterneti i gjërave (Internet of Things-IoT). Me zhvillimin e teknologjisë shumë nga pajisjet shtëpiake që na rrethojnë, kanë ndryshuar. Nga makina të thjeshta mekanike apo elektrike tani ato përbëhen nga qarqe elektronike, si dhe programe që kontrollojnë punën e tyre. Një pjesë e madhe e pajisjeve që përdorim në shtëpi apo punë, kontrollohen nga mikroprocesorët, p.sh. makina larëse, mikrovalët, dvd player-i, lojërat etj. Këto pjesë kompjuterike kanë bërë të mundur që pajisje të ndryshme të lidhen në internet dhe të shkëmbejnë të dhëna. Lidhja e këtyre pajisjeve në internet njihet si Internet of things (IoT), që do të thotë Interneti i Gjërave (Fig.4).1. Listo disa fusha, ku zhvillimi i teknologjisë ka ndryshuar mënyrën e punës.2. Sipas mendimit tënd ku ndryshojnë pajisjet elektroshtëpiake nga kompjuteri. Listo disa nga pajisjet që keni në shtëpi, të cilat kanë pjesë të përbashkëta me kompjuterin.3. Trego disa nga zbatimet e IoT-it. 4. Hulumto në internet për histori suksesi të zgjidhjeve smart city.5. Listo disa mënyra se si smart city mund të zbatohet në qytetin tënd në të ardhmen.Internet of things (IoT) i referohet lidhjes në internet të pajisjeve ose objekteve që janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë të dhëna. Këto pajisje mund të jenë: automjete, ndriçues, pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje të tjera monitoruese, të cilat lidhen të gjitha me IoT-in. Imagjinoni sa e madhe mund të jetë sasia e të dhënave që grumbullohen dhe përpunohen në këtë bashkësi prej miliona pajisjesh monitoruese, si brenda ashtu dhe jashtë shtëpive. Të dhënat e mëdha (Big Data) është pikërisht një fushë shumë moderne dhe përbën tendencë në kërkimet shkencore të fushës së inxhinierisë kompjuterike dhe fusha të tjera të ndërlidhura me të dhënat. Big data i referohet sasisë jashtëzakonisht të madhe ose komplekse të të dhënave, aq sa nuk mund të trajtohen me formatet tradicionale të ruajtjes dhe përpunimit të tyre. Disa nga sfidat me të cilat ndeshet big data sot, janë: grumbullimi, ruajtja, analizimi, kërkimi, ndarja, paraqitja grafike e të dhënave, si dhe aspekte të privatësisë dhe sigurisë së tyre.Faktori kryesor që mund të dëmtojë funksionimin e qytetit të zgjuar është problemi i lidhjes. Pa një lidhje të fortë ndërmjet miliona pajisjeve në qytete, pajisjet e IoT-it do të dilnin jashtë funksionit. Kështu lindi cloud-computing. Cloud computing është përdorimi i shërbimeve të ndryshme (siç janë platformat e zhvillimit të software-it, serverat, magazinimi dhe softwareët) nëpërmjet internetit, shpesh të referuara si cloud.Fig. 4 Interneti i gjërave154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160