Page 157 - Demo
P. 157
Nxënësi/ja:2.1 IVPerformanca dhe shpenzimi energjitik i pajisjeve teknologjike analizon pajisjet teknologjike duke bërë krahasime rreth shpenzimeve energjitike dhe procesit të shpejtësisë së përpunimit të tyre; vëren ndikimin e shpejtësisë së përpunimit në performancën dhe shpenzimin energjitik të pajisjeve teknologjike.Në tabelë janë dhënë disa lloje procesorësh. Sipas jush, cili prej tyre është më i përshtatshëm për një kompjuter shtëpie, i cili shërben për të shkruar tekste, shikuar filma dhe foto si dhe lundruar në internet? Po për një kompjuter që ju duhet për punë profesionale (si përpunimi i figurës, animimi, videot dhe lojërat) kë do të zgjidhnit?Aktivitet:AMD Sempron i Intel Celeron Intel Core 2 QuadAMD Athlon X2 Intel i7AMD Phenom X4 Intel Core2 ExtremeIntel Core 2 Duo AMD Phenom II X4Procesori, i njohur me akronimin (shkurtimin) CPU (Central Processing Unit), është përgjegjës për ekzekutimin e veprimeve të kërkuara nga një program. Prodhuesit kryesorë të procesorëve janë Intel dhe AMD. Është e vështirë për të vlerësuar performancën e një CPU-je, sepse një kompjuter mund të kryejë mirë disa detyra, por jo dhe aq mirë disa të tjera. Për shembull një kompjuter, që përdoret për lojërat, nuk mund të funksionojë aq mirë nëse përdoret për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave shkencore. Shpejtësia e CPU-sëShpejtësia e kompjuterit, që është një tregues i drejtpërdrejtë i performancës së tij, varet nga disa karakteristika të CPU-së. Ndër faktorët kryesorë, që ndikojnë se sa shpejt një CPU mund të kryejë udhëzime, përmendim: clock speed (shpejtësia e orës), cores (bërthamat) dhe kujtesa (cashe). Shpejtësia e orësCPU-ja mund të kryejë vetëm një udhëzim në të njëjtën kohë. Ajo është në gjendje të kryejë udhëzime me shpejtësi të tillë sa mund të duket sikur ato kryhen në të njëjtën kohë. Shpejtësia me të cilën CPU-ja mund të kryejë udhëzimet quhet shpejtësia e orës, e cila kontrollohet nga një orë e brendshme. Në çdo sekondë të orës CPU-ja merr dhe ekzekuton një udhëzim. Shpejtësia e orës matet me cikle për sekondë dhe një cikël për sekondë njihet si 1 hertz. Kjo do të thotë se një CPU me një shpejtësi ore prej 2 GHz mund të kryejë dy miliardë cikle për sekondë. Shpejtësia e procesorit të një kompjuteri modern aktualisht arrin deri në 4.7 GHz. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e një CPU-je, aq më shpejt ajo mundet të përpunojë udhëzimet. Në figurën 2 jepet një krahasim i shpejtësisë së CPU-së me atë të tre automjeteve të ndryshme.Procesorët me shpejtësi të lartë zakonisht përdoren për redaktimin e videove, grafiket 3D dhe lojërat. Fig. 1 Procesori7.2155

