Page 158 - Demo
P. 158
TEMA 7 PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË ME SHPENZIM TË ULËT TË ENERGJISË ELEKTRIKE BërthamatNjë CPU i thjeshtë përbëhet nga një njësi përpunimi, që ndryshe quhet bërthamë. Një bërthamë përmban një ALU, njësi kontrolli dhe regjistrat. Shumica e CPU-ve moderne kanë më shumë se një bërthamë. Një CPU me dy bërthama (dual core) është kur i gjithë procesori është i përbërë nga dy njësi përpunimi më vete, ku secila përpunon informacione. Një procesor dual core mund të marrë dhe të ekzekutojë dy instruksione në të njëjtën kohë. Një procesor quad core ka katër bërthama.CPU-të me bërthama të shumëfishta kanë më shumë fuqi për të drejtuar programe të shumta në të njëjtën kohë. Për shembull procesori quad core i5 2.4 GHz është më i fuqishëm se një procesor Pentium 3 GHz, i cili ka një procesor të vetëm. Megjithatë dyfishimi i numrit të bërthamave jo thjesht do të dyfishojë shpejtësinë e kompjuterit. Bërthamat e CPUsë komunikojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet kanaleve (fig. 3) duke mundësuar një rritje të mëtejshme të shpejtësisë. Një e metë kryesore e përdorimit të procesorëve quad core është se ato janë më të shtrenjta për t'u projektuar dhe prodhuar si dhe përdorin më shumë energji sesa një CPU e vetme ose dual core. Kujtesa cacheKujtesa cache në sistemet kompju-terike përdoret për të përmirësuar performancën e sistemit. Një cache është një bllok i vogël i kujtesës, i ndërtuar direkt mbi procesorin. Zakonisht udhëzimet dhe të dhënat më të përdorura ruhen në cache në mënyrë që ato të jenë afër CPU-së. Sa më e madhe cache-ja, aq më shpejt udhëzimet dhe të dhënat mund të qasen nga procesori dhe të përdoren.Fig. 3 Komunikimi i bërthamave nëpërmjet kanaleveFig. 5 Simbolike për energji efiçente dhe ekologjikeFig. 2 Krahasimi i shpejtësisë së CPU-së me shpejtësinë e tre automjeteve të ndryshmeLe te shqyrtojmë situatën e mëposhtme: Zyra nr. 1 ka pesë desktopë, pesë printera, dy skanerë dhe një fotokopje.Zyra nr. 2 ka pesë desktopë dhe një pajisje multifunksionale printer/skaner/fotokopje.Si mendoni ju, cila nga zyrat konsumon më pak energji për të njëjtën kohë përdorimi të pajisjeve?Aktivitet:Shpenzimi i energjisë Me ritmet aktuale të zhvillimit të teknologjisë, siç e kemi përmendur edhe në mësimin e mëparshëm, përllogaritet se deri në vitin 2025 pajisjet teknologjike do të shpenzojnë rreth 20% të elektricitetit global. Kjo problematikë shfaqet në disa raste:• Është një dukuri e zakonshme në teknologjitë digjitale përmirësimi në efikasitetin e energjisë së një pajisjeje, shoqërohet me rritjen në përdorim të saj. Kjo gjë redukton përfitimin nga kursimet e energjisë dhe njihet si \telefon i zgjuar përdor më pak energji se sa një kompjuter desktop. Por për shkak të madhësisë së tij, ai mund të mbartet kudo dhe të përdoret gjatë gjithë kohës. Kjo rritje në përdorim e mohon ose redukton ndjeshëm kursimin e energjisë.• Pajisjet IoT supozohet të jenë pajisje me fuqi të ulët, por numri i tyre po rritet nga dita në ditë dhe parashikohet që në të ardhmen të jetë shumë herë më i madh se numri i smartphon-ëve dhe tabletëve që përdorim sot. Nëse merret në konsideratë energjia e shpenzuar nga këto pajisje, duke përfshirë dhe rrjetet dhe qendrat e të dhënave me të cilat ato janë të lidhura, shpenzimi i energjisë nga IoT rritet ndjeshëm.1 bërthamë0 kanale2 bërthama1 kanal 4 bërthama6 kanale156

