Page 159 - Demo
P. 159
TEMA 7 PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË ME SHPENZIM TË ULËT TË ENERGJISË ELEKTRIKE1. Cilat janë karakteristikat që i dallojnë llojet e CPU-ve. 2. Cilët janë faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e CPU-së. 3. Përse shërben kujtesa cache? 4. Informohu në internet rreth marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës dhe projektin FINSENY (Future Internet for Smart Energy). Çfarë qëllimi kanë ato dhe si lidhen me shpenzimine energjisë. Përpiqu të gjesh projekte të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit, që synojnë efikasitetin energjitik të pajisjeve teknologjike duke reduktuar në maksimum ndikimine tyre negativ në ambient. 5. Merr informacion dhe diskuto mbi teknologjitë Thin client dhe Cloud computing si mjete për uljen e shpenzimit të energjisë. Fig. 6 Panele diellore dhe turbina ere për prodhimin e energjisë së rinovueshme• Teknologjitë 3G përdorin rreth 15 herë më shumë energji sesa lidhjet kabllore dhe teknologjitë 4G konsumojnë 23 herë më shumë energji. Teknologjitë 4 dhe 5 G përdorin energji të prodhuar nga lëndë djegëse si qymyri, gazi dhe nafta. Kjo sjell një rritje të sasisë së dioksidit të karbonit në ambjent, e cila ndikon në ndotjen e mjedisit dhe si rrjedhim në ndryshimet klimaterike.• Ndoshta faktori më i madh në konsumin e energjisë së IoT-it është ajo e vjetërimit të shpejtë të të gjitha teknologjive tona. Në përgjithësi, teknologjitë digjitale duhet të zëvendësohen çdo 1-3 vjet. Fakti që pajisjet digjitale kanë jetëgjatësi kaq të shkurtër, e përkeqëson problemin e sasisë së tepërt të energjisë që shpenzohet për prodhimin e tyre. Disa zgjidhje të mundshme për të reduktuar këtë problematikë:• Disa nga zgjidhjet e zbatuara në ditët e sotme për përdorim sa më eficent dhe ekologjik të energjisë, fig. 5, synojnë kryesisht këto dy objektiva:1. ndërgjegjësimin e përdoruesve për kursim /mos-shpërdorim të saj dhe 2. përdorim të burimeve të ripërtëritshme (rinovueshme), pa shkaktuar dëm në mjedis (si dielli, era, uji), për prodhimin e energjisë.• Gjëja më e mirë për kursimin e energjisë është të fikni pajisjet kur nuk janë në përdorim. Por edhe kur janë të ndezur kompjuterat kanë një regjim gjumi (sleep mode), që mundëson një ndezje më të shpejtë pas një periudhe pasiviteti. Përdorimi i kësaj veçorie redukton shpenzimin e energjisë elektrike krahasuar me një kompjuter të ndezur gjatë gjithë kohës.• Teknologjia Wireless konsumon më shumë energji sesa lidhjet kabllore. Sipas artikujve të botuar, një lidhje me tela është mënyra më efikase nga ana energjitike për të komunikuar në formë digjitale. Pra, kurdo që të jetë e mundur fikni lidhjen tuaj pa tel dhe përdorni sa më shumë që të jetë e mundur lidhjet kabllore.• Matja inteligjente do t'u mundësojë shtëpive të zgjuara që të përshtatin përdorimin e energjisë në mënyrë dinamike sipas nevojës. Për shembull, të shmanget ngrohja kur askush nuk është në shtëpi ose automatikisht të përshtatet ndriçimi në varësi të aktiviteteve që zhvillohen në dhomë.• Përdorimi i energjisë së rinovueshme, si për shembull ajo diellore apo e erës, ul shpenzimin e energjisë së prodhuar nga lëndet djegëse, duke shmangur ndotjen e mjedisit. Aktualisht kjo përqasje është zbatuar nga shumë gjigandë të teknologjisë, si Google, Facebook, Microsoft, Amazon etj.• Printimi është një fushë aktiviteti me potencial të madh për rritjen e efikasitetit dhe uljen e shpenzimit të energjisë. A e dini se?Për cdo klikim që bëjmë në internet nëpërmjet Google, në ambjent është lëshuar 10-100 gram dioksid karboni. Kjo vjen si pasojë e djegies së lëndëve që prodhojnë energjinë që i nevojitet serverave të Google për të funksionuar. Verifiko në internet duke hulumtuar Projektin CO2GLE, i cili mat sasinë e dioksidit të karbonit lëshuar nga përdorimi i Google për cdo sekondë. Sa kg dioksid karboni u lëshua në atmosferë për 1 minutë qëndrimi në faqe?157

