Page 16 - Demo
P. 16


                                    Nxënësi/ja:IReferencat e celulave në Excel njeh dhe zbaton konceptin e referencës relative, absolute, të kombinuar dhe të qarkuar; lokalizon vendosjen e formulave në celulë. Referenca relative (Relative Reference)Një referencë relative celule në një formulë bazohet në pozicionin relativ të celulës që ka formulën. Një referencë është relative kur formula ose funksioni që kopjohet nga një celulë dhe që kalohet në një celulë tjetër, ndryshon në mënyrë relative sipas vendodhjes ku kopjohet ajo. Për shembull (fig. 1), në qoftë se formula =A1+B1 ose SUM(A1:B1) është shkruajtur në celulën D1 dhe kopjohet në celulën E1, atëhere formula do të ndryshojë në mënyrë relative në “=B1+C1” për celulën E1. Në qoftë se kopjohet poshtë në D2, atëhere formula do të ndryshojë në “= A2+B2” për D2 dhe “= B2+C2” për E2. Shënim: Në qoftë se nuk ka vlerë në celulë, atëherë vlera e saj është zero. Referenca Absolute (Apsolute Referece)Një referencë absolute celule në një formulë i referohet gjithmonë një celule me vendodhje specifike. Kjo bëhet duke fiksuar (caktuar) celulën dhe konkretisht duke përdorur shenjën e dollarit ($) në fillim të rreshtit dhe të kolonës. Në këtë rast edhe nëse pozicioni i celulës që përmban formulën ndryshon, referenca e celulës do të qëndrojë e njëjtë. Nëse ju do të kopjoni formulën përtej rreshtave ose poshtë kolonave, vlera e formulës nuk do të ndryshojë (fig. 2). Për shembull, në qoftë se formula “=$A$1+$B$1” është shkruar në celulën D1 dhe është kopjuar në E1, formula do të qëndrojë ashtu siç ishte për D1, pra është “=$A$1+$B$1” edhe në E1. Ajo nuk do të ndryshojë edhe nëse ajo është e kopjuar në celulën D2 dhe E2. Referenca e celulës (Cell Reference)Një referencë celule në Excel identifikon vendndodhjen e një celule ose grupi celulash në spreadsheet (fletën e punës). Referenca e celulës është gjithashtu e njohur edhe si adresa e celulës. Në një formulë shpesh përdoret referenca e një celule të vetme, e cila nuk duhet të ndryshojë kur këtë formulë do ta kopjojmë në celula të tjera. Ka tre lloje kryesore referenca celulash, të cilat do t’i përmendim në këtë tematikë.1. Shkruani të dhënat si në tabelë2. Në celulën D1 shkruani formulën =A1+B1+C1 dhe shtypni butonin Enter.3. Shikoni rezultatin. 4. Klikoni në celulën D1 dhe nëpërmjët komandave Copy dhe Paste kopjoni formulën në celulat F1 dhe D3. Shikoni rezultatet. Si mendoni ju a ndryshojnë ato? Aktivitet:1.4Fig. 1 Referenca relativeFig 2 Referenca absolute14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20