Page 160 - Demo
P. 160
1.1Nxënësi/ja:IVWi-Fi dhe disa zbatime të tij tregon rëndësinë e pajisjeve të teknologjisë së informacionit në shëndetin e njeriut; njeh Interneti e Gjërave (IoT), mundësitë që ai ofron dhe rreziqet për sigurinë.Në jetën e përditshme rrethohemi nga pajisje të ndyshme elektronike, që lidhen me internetin në mungesë të kabllove apo telave. A mund të thoni, si quhen këto pajisje dhe çfarë teknologjie përdorin ato? Aktivitet:Wi-Fi është një teknologji e cila bën të mundur lidhjen në internet të pajisjeve teknologjike ose komunikimin pa tela mes njëra-tjetrës brenda një distance të caktuar. Wi-Fi përdor valët radio për të transmetuar sinjale te pajisjet e ndërlidhura në rrjet. Ajo sot është e pranishme në shumë fusha të përditshmërisë, si p.sh.: mjekësi, biznes, transport, siguri etj. dhe është vlerësuar se vetëm në vitin 2016 janë shitur afro 15 miliardë pajisje me aftësi për t’u lidhur me Wi-Fi. Gjithashtu, përllogaritet se deri në vitin 2020 do të ketë rreth 50 miliardë pajisje në mbarë botën të lidhura me Wi-Fi.Disa nga përparësitë që ka kjo teknologji janë:• Lëvizshmëria: karakteristika thelbësore e Wi-Fi-it është mundësimi i lidhjes pa tela, rrjedhimisht kjo sjell lirshmëri në lëvizje duke mos e humbur lidhjen.• Produktiviteti: për shumicën e punonjësve Wi-Fi është një mënyrë efektive për të punuar nga çdo vendndodhje tjetër e leverdisshme, pa qenë i detyruar të qëndrojë në zyrë.• Lehtësia në instalim: nevojitet vetëm vendosja dhe konfigurimi i një access point-i. • Përshkallëzueshmëria: rrjeti Wi-Fi i ofron shërbim një numri të ri klientësh me po të njëjtat pajisje, ndërsa në rrjetin kabllor çdo klient i ri kërkon shtrimin e kabllove përkatëse shtesë.Disa nga mangësitë që ka kjo teknologji janë:• Siguria: Wi-Fi është shënjestër e sulmeve për vjedhjen apo korruptimin e të dhënave.• Ngadalësia: shpejtësia e transferimit të të dhënave është më e vogël se sa shpejtësia minimale e ofruar nga linjat kabllore.• Besueshmëria: sinjalet Wi-Fi mund të kenë ndërhyrje (shkaktuar nga pajisje të tjera që funksionojnë bazuar mbi valët radio), të cilat ndikojnë në cilësinë e lidhjes.• Shpenzim i lartë energjie: këto pajisje shpenzojnë më tepër energji elektrike edhe për shkak të ngadalësisë së tyre.Ndikimi Wi-Fi në jetën e njeriut:Përparësitë: Teknologjia Wi-Fi sot gjen përdorim në shtëpi, punë, bare, rrugë etj. dhe zbatohet si për çeshtje pune, ashtu edhe për argëtim. Një nga zbatimet më koherente të saj është IoT-i.Interneti i gjërave (IoT) është një koncept kompjuterik që përshkruan faktin e lidhjes së objekteve fizike të përditshme, si njerëz, kafshë, makina etj., me internetin dhe të cilët janë në gjendje të identifikohen nga pajisje të tjera, si sensorët. Këto pajisje identifikuese kanë aftësinë për të transferuar të dhëna në një rrjet pa kërkuar ndërhyrjen e njeriut, pra në forma inteligjente.IoT-i lejon që objektet të kontrollohen në distancë në të gjithë infrastrukturën ekzistuese të rrjetit, duke sjellë rritjen e efikasitetit, saktësisë dhe përfitimit ekonomik, Por kjo çon edhe në reduktimin e ndërhyrjes njerëzore. Fig. 1Simboli i Wi-Fi8.1158

