Page 161 - Demo
P. 161
TEMA 8 NDIKIMI I Wi-Fi NË SHËNDETIN E NJERËZVELidhja e sensorëve në rrjet zgjeron përdorimin e IoT-it duke zhvilluar teknologji të tilla, si shtëpitë e zgjuara, transportin inteligjent dhe qytetet e zgjuara (smart cities).\shumëllojshmërie të gjerë të pajisjeve që lidhen me internetin, si: implantet e monitorimit të zemrës (shëndetësi), kamerat që transmetojnë direkt (live) reagimin e kafshëve të egra në ujërat detare (zoologji), automobilat me sensorë të integruar (transport), sensorët për monitorimin e mjedisit/ushqimit/patogjeneve (mjedis) ose pajisjet e veprimit në terren, që ndihmojnë zjarrfikësit në operacionet e kërkim-shpëtimit (siguria). Në figurën 2 tregohet pamja e IoT-it, që lidh pajisje të ndryshme në rrjet.IoT-i ka aplikime të shumta si:• Qytetet e zgjuara. IoT-i ka potencialin për të transformuar qytete të tëra duke zgjidhur problemet reale me të cilat qytetarët përballen çdo ditë. Me lidhjet dhe të dhënat e duhura, IoT-i mund të zgjidhë çështjet e trafikut dhe të zvogëlojë zhurmën, krimin dhe ndotjen. Nëpërmjet tij strukturat policore e kanë më të lehtë kapjen e kriminelëve.• Farmaceutikë. Një aplikacion për monitorimin e temperaturës së ilaçeve përdor sensorët si një mënyrë për të siguruar shpërndarjen më të mirë të mundshme të furnizimeve mjekësore. Aplikimi i IoT-it monitoron çdo dërgesë në mënyrë që të sigurohet mbajtja e temperaturës së duhur dhe për t'i kujtuar pacientët që të marrin ilaçet në kohëFig. 2Lidhja e pajisjeve të ndryshme në rrjet(IoT)Fig. 3Aplikimet e IoTArsimQytetet e zgjuaraBiznesFarmaceutikëAgrikulturëShëndetësiAplikimet e IoT• Shërbimet e biznesit. Kompanitë e shërbimit mund të ulin kostot e tyre duke aplikuar rrjetin IoT për shërbimet e tyre. Duke vendosur sensorë në pajisje të ndryshme, si makinetat e kafesë, kutia e letrave etj., mund të marrin informacion në largësi pa qenë nevoja të bëjnë kontrolle manuale të këtyre pajisjeve. • Agrikulturë. Fermerët po përdorin sensorë të lidhur në rrjet për monitorimin e fushave të mbjella për temperaturën, lagështinë e mjedisit si dhe ndjekjes së shëndetit të kopeve të tyre me qëllim rritjen e prodhimit dhe efikasitetit.159

