Page 162 - Demo
P. 162
TEMA 8 NDIKIMI I Wi-Fi NË SHËNDETIN E NJERËZVE• Shëndetësi. IoT-i, gjithashtu, do të ndihmojë në rritjen e qasjes dhe në përmirësimin e cilësisë së shëndetit duke mbështetur një sërë shërbimesh shëndetësore elektronike, që mundësojnë monitorimin nga shtëpia të personave në moshë të thyer që vuajnë nga sëmundje kronike. • Arsim. Gjithashtu IoT-i mund të shërbejë për mësimdhënie në distancë nëpërmjet krijimit të klasave virtuale për nxënësit, kur ata janë sëmurë dhe nuk frekuentojnë dot shkollën për një periudhë afatshkurtër.1. Çfarë është IoT-i? Cilat janë pajisjet që mund të lidhen në të? 2. Cilat janë zbatimet kryesore të IoT-it në jetën e përditshme? Gjej shembuj nga përditshmëria.3. Listo përparësitë dhe mangësitë e Wi-Fi-it.4. Diskuto dhe praktiko mënyra të tjera, veç atyre të përmendura gjatë mësimit, për të shmangur ndikimet negative të Wi-Fi-it në shëndetin e njeriut.Fig. 4I pari që shpiku togfjalëshin “Internet of Things” ishte vizionari britanik Kevin Ashton, pikërisht në vitin 1999. Ai parashikoi një botë të së ardhmes me pajisje të ndërlidhura, të cilat do të na kursenin kohë dhe para.A e dini se?Mangësitë: • Prania e kudondodhur e valëve Wi-Fi ka sjellë së pari probleme shëndetësore, si varësia nga interneti dhe pajisjet teknologjike. Po ashtu, të qenët i pranishem virtualisht më tepër se fizikisht, sjell izolim veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë.• Pajisjet teknologjike, që funksionojnë përmes Wi-Fi-it, janë projektuar me qëllim që të na e bëjnë jetën më të lehtë. Por, edhe kjo e ka një kosto, që përkthehet në rrezik për një jetë sedentare dhe pasive, si është rasti i komandimit prej distancës (ose nga smartphon-i) i ndezjes/fikjes së pajisjeve elektroshtëpiake etj.• Router-at Wi-Fi, ashtu si dhe Bluetooth-i apo sisteme të tjera të ngjashme për lidhje pa tela, përhapin rrezatime elektromagnetike (Ang: Electromagnetic Field - EMF). Megjithëse nuk ka ende përfundime apo deklarata zyrtare për vetë faktin se koha e përdorimit të Wi-Fi-it është relativisht e shkurtër, disa studime tregojnë se këto rrezatime mund të jenë të dëmshme për organizmin e njeriut. • Ekspozimi gjatë gjithë kohës (24orë në 7ditë) ndaj EMF-ve. EMF-të depërtojnë muret dhe ndikohemi jo vetëm nga router-i personal, por dhe nga router-at e instaluar përreth nesh.Si të kujdesemi për të shmangur ndikimet negative të Wi-Fi-it.• Duhet të reduktoni ekspozimin ndaj EMF-ve duke ndjekur këto këshilla:• Redukto kohën e ekspozimit duke fikur pajisjet Wi-Fi gjatë periudhave që nuk përdoren.• Shto distancën me pajisjet Wi-Fi, duke ulur kështu intensitetin e rrezatimit.160

