Page 163 - Demo
P. 163
Nxënësi/ja:2.1 IVNjohja e sulmeve ndaj rrjetit përpunon informata rreth sulmeve kibernetike dhe shpjegon rëndësinë e tyre.Kërkoni në internet mbi sulmet më të bujshme kibernetike që kanë ndodhur këto vitet e fundit. Diskutoni me shokët e klasës mbi ndikimin që ka pasur secili prej sulmeve. Aktivitet:Në kompjutera dhe rrjete kompjuterike një sulm është çdo përpjekje për të ekspozuar, ndryshuar, çaktivizuar, shkatërruar, vjedhur ose për të fituar qasje të paautorizuar në të dhënat dhe informacionet. Synimi i një sulmi janë sistemet informatike kompjuterike, infrastrukturat, rrjetet kompjuterike ose edhe pajisjet kompjuterike personale. Të dhënat e përftuara nga një sulm kompjuterik mund të përdoren nga individë, grupe personash, shoqëri apo organizata, që zakonisht ngelen anonime.Sulmuesit e një rrjeti kërkojnë të përdorin burimet e tij për qëllimet dhe interesat e tyre. Deri tani sulmet më të njohura ndaj rrjetit dhe burimeve të tij klasifikohen në:• programet keqdashëse,• sulmet e postës elektronike,• sulmet mbi rrjetin,• sulmet mbi fjalëkalimet.Sigurisht, që lista është më e gjatë dhe ajo mund të përditësohet edhe me sulme të reja. Nëse kompjuteri juaj është infektuar nga një virus, atëherë ka shumë gjasa që: • kompjuteri të marrë më tepër kohë për t’u ndezur ose nuk ndizet fare; • kompjuteri të hapë automatikisht një program; • të jenë zhdukur skedarë nga kompjuteri juaj; • programe apo vetë sistemi operativ të ndërpresin punën.Diskutoni në klasë nëse keni pasur një eksperiencë të ngjashme me kompjuterin tuaj. Çfarë tjetër keni vënë re në kompjuterin tuaj, që nuk është përmendur më sipër? Aktivitet: Programet keqdashëse (Malicious software)Këto programe janë mënyra më e përdorur për t’u infiltruar në kompjuter dhe për ta dëmtuar atë. Si të tillë ne përmendim: viruset informatike, kalin Troyan, programet e spiunimit, ato të reklamave etj. (fig .1). Pasojat që ato sjellin në kompjuter dhe në zotëruesin e kompjuterit janë:• Riformatim të harddiskut të kompjuterit duke shkaktuar humbjen e informacionit në të.• Fshin ose modifikon skedarët.• Vjedh informacione të një natyre delikate.• Dërgon email-e nga adresa juaj elektronike drejt të tjerëve.9.1VirusSpamRootkitsAdwareRansomwareSpywareTrojanHorseWormsMalwareFig. 1 Llojet e programeve keqdashase161

