Page 166 - Demo
P. 166


                                    1.1Nxënësi/ja:IVMbrojtja ndaj rreziqeve në internet zbaton mënyrat e sigurimit të rrjetit.A ju ka ardhur ndonjë email i ngjashëm me atë të ilustruar në figurën 1? Në të jepen disa nga elementet se si mund të dalloni që mesazhi i ardhur është një spam:1. nuk ju drejtohet me emër;2. mesazhi ka gabime gramatikore;3. përmbajtja e mesazhit ju kërkon të dhëna personal;4. mesazhi ofron lidhje me faqe të rreme.A dini ju ndonjë element tjetër si këto? Diskutoni për situata, kur keni kuptuar se keni marrë një email jo të sigurtë.  Aktivitet:Fig. 1 Një model e-maili Disa nga shqetësimet që lindin kur jeni në internetTë dhënat konfidenciale. Lidhja e kompjuterave në rrjet dhe përdorimi i internetit rrit mundësinë e futjes së personave të paautorizuar te këto të dhëna. Shumë njerëz janë të shqetësuar për sistemet e sigurisë që kanë organizatat, të cilat ruajnë detaje personale dhe konfidenciale në kompjuterat e tyre. Mashtrimet në internet. Shqetësim i madh është sot mashtrimi në internet. Teknikat e zakonshme të përdorura nga hakerat aktualisht janë: mashtrimet phishing, vjedhjet e identitetit dhe sulmet e mohimit të shërbimit (fig. 2). Shqetësime të tjera që na rrethojnë janë:Fig. 2 Sistemet e sigurisë9.2• përgjimi i detajeve të kartës së kreditit dhe transaksioneve online;• hacking-u, qasja e paautorizuar në dosjet personale, private, me qëllim kriminal;• faqet e internetit mashtruese që marrin detajet e kartës së kreditit nga konsumatorët;• cyberbullying është një formë e ngacmimit ose lëndimit të qëllimshëm të ndjenjave të dikujt duke përdorur mjetet elektronike. Ky fenomen është bërë gjithnjë e më i zakonshëm, veçanërisht midis adoleshentëve. • përhapja e viruseve nëpërmjet internetit. Si mund ta zvogëloni rrezikun e infektimit?Për çdo lloj sulmi që ka ndodhur në rrjet, njihen edhe masat përkatëse që duhen marrë për t’u mbrojtur. Në këtë mësim ju do të njihni disa prej tyre, por sulmet ndryshojnë dhe shtohen përditë. Për këtë arsye, ju duhet të ndiqni disa rregulla tepër praktike, që nuk duhet t’i anashkaloni për të qenë më të sigurt në rrjet.164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170