Page 167 - Demo
P. 167


                                    TEMA 9 SULMET KIBERNETIKEJu duhet të tregoni kujdes gjatë punës në kompjuter, që ai të mos infektohet nga viruset. Burimet kryesore të infektimit të kompjuterit nga viruset janë:1. dokumentet e bashkangjitur email-it; 2. software të paligjshme; 3. dokumente që shkarkohen nga interneti ose klikimi i faqeve të internetit që janë të infektuara.Duke qenë se programet keqdashëse përfshijnë disa lloje, si viruset, kalin Troyan etj., atëherë, edhe si përgjigje, ju duhet të keni të instaluar disa programe që t’ju mbrojnë prej tyre, si:Programet antivirus. Këto lloj programesh shqyrtojnë të gjithë trafikun që hyn dhe del nga kompjuteri juaj në internet. Në figurën 3 paraqiten 2 kompjutera, në të cilët janë instaluar antiviruse dhe 2 kompjutera të tjerë që nuk i kanë të instaluar ato. Siç vihet re, 2 kompjuterat e parë janë të pastër nga viruset. Nëse antivirusi gjen elemente të dyshimta, i vendos ato në karantinë për t’i analizuar më tej, i izolon në mënyrë që të mbrojë kompjuterin dhe më pas i shkatërron. Sot ekzistojnë një numër i madh programesh të tilla, siç tregohet në figurën 4.Programet kundër spiunimit. Në disa raste programet e infiltruara në kompjuterin tuaj mund të ndjekin aktivitetin tuaj në internet ose të regjistrojnë të dhënat që ju shtypni nga tastiera, si p.sh. fjalëkalimet apo kodet e kartës bankare. Programet kundër spiunimit fshijnë nga kompjuteri juaj këto programe gjurmimi. Programet antispam. Këto programe, në bazë të disa rregullave, vlerësojnë nëse një email është i “rregullt” apo është për arsye komerciale ose keqdashëse (fig. 5). Në këtë mënyrë programet antispam mund të pengojnë që të futen në kompjuterin tuaj programe të tjera keqdashëse që mbartin spamet. Fig. 4 Shembuj programesh AntivirusFig. 5Filtrimi i e-maileveViruset mund të parandalohen duke ndërmarrë një sërë masash paraprake. Disa prej tyre janë:• përditësimi (update) i sistemit operativ;• instalimi dhe përditësimi i programit antivirus;• moshapja e emaile-ve (ose dokumentave të bashkangjitur emailit), që duken të çuditshme ose vijnë nga njerëz që nuk i njihni;• shmangia e faqeve në internet që ofrojnë muzikë ose filma falas; • shmangia e software-ve nga burime jo të besueshme;• kryerja rregullisht e backup-it të të dhënave (nëse një virus dëmton të dhënat, mund të rikthehen skedarët e dëmtuar nga backup-i).• aktivizoni një firewall i cili është një pajisje sigurie rrjeti ose program kompjuterik që monitoron trafikun e rrjeteve hyrëse dhe dalëse dhe vendos nëse duhet të lejojë ose të bllokojë trafikun specifik bazuar në një grup të përcaktuar rregullash sigurie.Fig. 3 Komunikimi i kompjuterva që kanë instaluar programin antivirus me pajisjet e infektuara165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171