Page 168 - Demo
P. 168


                                    TEMA 9 SULMET KIBERNETIKE Kontrolli i qasjes në një burim informatikMënyra më e njohur për të kontrolluar qasjen në një burim informatik është nëpërmjet fjalëkalimeve. Shumica e sulmeve janë të sukseshme, sepse përdoren fjalëkalime të thjeshta. Si mund ta bëni më të komplikuar fjalëkalimin tuaj?Këshilla bazë është që të niseni nga një fjalëkalim i thjeshtë dhe më tej të ndiqni një procedurë për ta komplikuar atë. Zakonisht, nëse emri është Arbër Hasani, emri i përdouesit (username) mund të jetë p.sh. aHasani. Edhe në institucione ndiqet i njëjti rregull për formimin e emrave të përdoruesve. Por fjalëkalimi nuk duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e përdoruesit, ditën e lindjes, numrin e pasaportës apo kartës së identitetit. Për më tepër, ai nuk duhet të ketë emrat e njerëzve të dashur, aktorit, këngëtarit apo sportit të preferuar. Fig. 6Kontrolli i qasjesFig. 7Shembull i vendosjes së një fjalëkalimi1. Rendit disa nga masat paraprake që duhet të marrësh, për t’u mbrojtur nga lloje të ndryshme të viruseve. 2. Trego nëse je i sigurt në internet në rastin kur:a) Në email-in tënd të vjen një njoftim për të përditësuar antivirusin duke të udhëzuar rrugën që duhet të ndjekësh.b) Programi antivirus të kërkon ta përditësosh atë.c) Të shfaqet një dritare me mesazhin si në figurën 8.3. Krijo një fjalëkalim sipas rrugës së treguar në mësim. Shkruaje atë në letër. Të nesërmen përpiqu ta rishkruash. E ke të saktë? Nëse jo, përcakto rregullat se si do të ndryshosh shkronjat apo numrat në mënyrën më logjike për ty.4. Listo 5 programe antivirusesh nga më të njohurat.Fig. 8 Shembull mesazhi ku thotë që jeni fitues i një laptopi.Por, gjithsesi, duhet të ketë një rregull për ta mbajtur mend fjalëkalimin. Në figurën 7 jepet një shembull i vendosjes së një fjalëkalimi duke ndjekur disa rregulla të caktuara. Ky fjalëkalim mund t’ju duket i vështirë për t’u mbajtur mend, por pasi të ndiqni të gjithë procedurën për ta krijuar atë, vështirë se mund të harroni. E rëndësishme është që të mos anashkaloni asnjëherë fjalëkalimet.166
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172