Page 169 - Demo
P. 169
Nxënësi/ja:2.1 IV1. Çfarë i karakterizon pajisjet që bëjnë pjesë në IoT? Janë:a) të ndërlidhura;b) të zgjuara;c) të dyja;d) asnjëra. 2. Sa vlerësohet të jetë numri i pajisjeve IoT aktualisht?a) 10 milionë;b) 100 milionë;c) 1 miliard;d) më shumë se 15 miliardë.3. Kur është përmendur për herë të parë koncepti i IoT-it?a) 1995;b) 1999;c) 2003;d) 2009.4. Shkruaj një listë me 10 pajisje të IoT-it dhe në krah të emrit shëno përse shërben.5. Përshkruaj zhvillimin e pajisjeve të ruajtjes. Listo pesë pajisje ruajtje të dhënash, të renditura nga kapaciteti më i vogël te më i madhi.6. Plotëso vendet bosh.a) Teknologjia __________ mundëson lidhjen e kompjuterave, pajisjeve mobile, lojëra dhe pajisjeve të tjera të lidhura me internetin pa tela.b) ___________ është një qytet që përdor të dhëna dhe teknologji për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe bizneseve që banojnë në të.c) ___________ janë të dhëna që nuk mund të përpunohen me metodat tradicionale të ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave.d) Shpejtësia me të cilën CPU-ja mund të kryejë udhëzimet quhet ____________.e) ___________ është një lloj sulmi që synon ta bëjë serverin aq të zënë me kërkesa false, sa ai mos të mundet t’i përgjigjet dot përdoruesve të rregullt.f) Programi _________ vlerëson nëse një email është i rregullt apo keqdashës.7. Listo në një tabelë emërtime të 10 programeve për mbrojtjen nga viruset apo malware-t. Në krah të çdo emri shkruaj shtetin ku ndodhet kompania që e prodhon atë program dhe, gjithashtu, trego nëse programi është falas apo me pagesë. Nëse është me pagesë, sa zgjat periudha kur mund ta provosh produktin falas? 8. Çfarë është një malware?a) Një program që instalohet dhe ekzekutohet në një kompjuter pa dijeninë e përdoruesit. b) Hardware që kontrollon një kompjuter pa dijeninë e përdoruesit.c) Software jo korrekt.Përsëritje 9.3167

