Page 17 - Demo
P. 17
TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONET Referenca e përzier (Mixed Referece)Një referencë e kombinuar ka një kolonë absolute dhe një rresht relativ, ose një rresht absolut dhe një kolonë relative. Një kolonë referencë absolute merr formën $A1, $B1 dhe kështu me radhë. Një rresht reference absolute merr formën A$1, B$1 dhe kështu me radhë. Nëse pozicioni i celulës që përmban formulën ndryshon, referenca relative ndryshon, por referenca absolute nuk ndryshon. Për shembull (fig. 3), nëse ju do të kopjoni një formulë referencë të kombinuar (mikse) “=A$1+B$1” nga celula D1 në celulën E1, formula ndryshon në “=B$1+C$1”. Në këtë rast, rreshti është i fiksuar. Ajo nuk do të ndryshojë edhe nëse vendndodhja e saj ndryshon në fletën e punës. Referenca qarkore (Circular Reference)Një lloj i veçantë reference është edhe referenca qarkore. Ajo ndodh kur një formulë i referohet vlerës së saj. Për shembull (fig. 4), nëse në celulën A3 fusim formulën =A1+A2+A3, çdo herë që ajo llogarit formulën në celulën A3, duhet të llogaritet përsëri, sepse A3 ka ndryshuar. Por llogaritja do të vazhdonte pafundësisht. Në një rast të tillë Excel-i shfaq një mesazh paralajmërimi për gjetjen e referencave qarkore. Shtypni komandën (butonin) OK për të korrigjuar formulën (fig. 5).1. Shpjego kuptimin e referencave absolute, relative dhe të përzier.2. Diskutoni me shokët/ shoqet e klasës rastet konkrete që keni sjellë për secilën referencë. Argumentoni përgjigjen tuaj duke përdorur informacionin e librit.3. Plotëso tabelën duke dhënë shembuj referencash për secilin lloj.Referenca relative Referenca absolute Referenca të kombinuaraFig. 3 Referenca e përzierFig. 4 Referenca qarkoreFig. 5 Mesazh paralajmërimi për gjetjen e referencave qarkore15

