Page 18 - Demo
P. 18


                                    Nxënësi/ja:IKorrigjimi i gabimeveNë shiritin e menuve dhe të komandave të programit Excel ndodhet menuja Formulas, e cila është menu specifike vetëm për këtë program. Në këtë menu mund të krijohen formula dhe funksione për llogaritjen e të dhënave të dëshiruara si dhe mund të kontrollohen dhe të korrigjohen gabimet e mundshme.Për të kontrolluar nëse një formulë është e saktë, Exceli ofron mundësinë e korrigjimit nëpërmjet grupit të komandave Formula Auditing, ku bëhet kontrolli i gabimeve dhe korrigjimi i tyre (fig. 1).Shembull 1: Krijojmë një tabelë me të dhënat si në figurën 2. Në celulën D1 shkruajmë =SUM (A1*B1*C1) dhe shtypim Enter.Menjëherë na shfaqet mesazhi (fig. 3) se formula që kemi futur është gabim, pasi kemi kërkuar funksionin e shumës së prodhimit të tre numrave. Nuk mund të përdorim funksionin e shumës me prodhimin.Gabimet në Excel identifikon zgjidhjen e problemeve gjatë përdorimit të funksioneve.A ju ka ndodhur gjatë punës në Excel t’ju shfaqen simbole të ndryshme nga ato që keni pritur, p.sh. si simbolet te kolona D në figurë? Çfarë janë ato? Si keni vepruar në këto raste? Aktivitet:Shembull 2: Provojmë të ndryshojmë vlerat e mësipërme në celulat A1, B1, C1, si në figurën 4a dhe në celulën D1 kërkojmë vlerën =A1/B1+C1. Ndërkohë që shkruajmë formulën dhe klikojmë Enter, në celulën D1 nuk del rezultati (fig. 4b), por del mesazh gabimi, sepse kemi kërkuar në formulë pjesëtimin e një numri me zero, gjë që s’ka kuptim.Nëse klikojmë hapet dritarja dialoguese, që tregon ku është gabimi dhe si mund ta shmangim (fig. 5).1.5Fig. 1 Kontrolli i formulaveFig. 2 Shkrimi i formulës gabim Fig.3 Mesazhi i gjetjes së gabimit në formulëFig.4a Zbatimi i formulës Fig.4b Mesazh gabimi16
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22