Page 19 - Demo
P. 19
TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONETNë tabelën e mëposhtme paraqiten disa nga gabimet më të zakonshme të Ms Excel 2007 si dhe shkaku i mundshëm i tyre.A. Një nxënës duhet të mbledhë vlerat e tre celulave A1, A2, A3 si në figurë. Ai shkruan formulën =Su (A1:A3) në celulën A4. Por ai nuk merr rezultatin e kërkuar. 1. Cili do të ishte simboli i gabimit që do të shfaqej në qelizën A4? 2. Si do ta korrigjosh atë?3. Cili do të ishte rezultati në qelizën A4?B. Në celulën A3 nxënësi shkruan tekst. Cili do të ishte rezultati në celulën A4, nëse ai fut formulën =A1+A2+A3?1. Cili do të ishte simboli i gabimit që do të shfaqej në qelizën A4? 2. Si do ta korrigjoje atë?3. Cili do të ishte rezultati në qelizën A4?Tabela 1 Disa nga mesazhet e gabimitMesazhete gabimit Arsyet e mundshme# # # # # Kolona nuk është e gjerë mjaftueshëm për të paraqitur rezultatin ose vlerën.#DIV/0! Formula përmban një veprim të pavlefshëm (si p.sh. i pjesëtimit me zero).#N/A Formula përdor një vlerë që nuk është e disponueshme.#VALUE! Të dhëna të pavlefshme.#NUM! Problem me vlerat, p.sh. rezultati ka dalë numër negativ, kur pritet të dalë numër pozitiv.#NAME! Kur teksti nuk njihet.#REF! Referenca e celulës e pavlefshme. Formula i referohet një celule që nuk ekziston. Kjo ndodh nëse celula është fshirë nga worksheet-et.#NULL! Vargjet nuk kryqëzohen ose përdoruesi përdor një gamë operatorësh të pavlefshëm.Fig. 5 Dritarja dialoguese e gjetjes dhe korrigjimit të gabimitNjë celulë bosh e ka vlerën 0 (zero), prandaj duhet të keni kujdes në llogaritjen e tyre, kur janë në mes të celulave me vlera të tjera.17

