Page 20 - Demo
P. 20
Nxënësi/ja:IFunksionet bazë në Excel njihet me funksionet bazë të programit Excel; demostron përmes shembujve përdorimin e disa funksioneve elementare në Excel.Për të llogaritur shumën e disa qelizave të njëpasnjëshme që ndodhen në rresht apo kolonë, mjafton të përzgjedhim qelizat dhe të shtypim komandën (butonin) AutoSum. Automatikisht shuma do të shfaqet në qelizën e radhës. Po në rastet kur na duhet shuma e disa qelizave të veçanta, si do të vepronit? Përveç funksionit të shumës a dini ju ndonjë funksion tjetër që na ndihmon për të bërë llogaritje në Excel?Aktivitet:Llogaritjet e në ExcelNë programin Excel mund të kryejmë llogaritje të ndryshme, si p. sh. matematikore, financiare, statistikore etj. Të gjitha këto llogaritje kryhen përmes funksioneve të ndryshme. Në Excel, për të bërë llogaritje përmes funksioneve, është e nevojshme që disa nga funksionet t’i shkruajmë jo si në matematikë, por ashtu si shkruhen në gjuhët programuese. Në Excel funksionet janë formula të gatshme, të cilat kryejnë llogaritje specifike. Funksioni i shumës automatike (AutoSum) përmban disa funksione dhe ndodhet në shiritin e komandave në dy vende: 1. Në grupin Editing të menusë HOME (fig. 1).2. Në grupin Function Library të menusë FORMULAS (fig. 2).Disa nga funksionet bazë që ndodhen në AutoSum janë:Shuma Sum ( );Mesatarja Average ( );Numërimi Count ( );Vlera më e madhe Max( ); Vlear më e vogël Min ( ).Përdorimi i funksioneve është një mënyrë më efikase e kryerjes së veprimeve matematikore krahasuar me formulat, sidomos, kur veprimet që do të kryhen janë të shumta. Për shembull, në qoftë se na kërkohet të mbledhim vlerat e celulave nga A1 deri në A10, do të na duhej të shkruanim formulën:= A1 + A2 + A3 + A4 + A5 + A6 + A7 + A8 + A9 + A10Ndërkohë që mund të përdorim funksionin e shumës SUM( ), duke shtypur: = SUM(A1:A10) ose veprojmë me një mënyrë më të shkurtër, duke zgjedhur funksionin Sum nga lista që ofron AutoSum (fig. 3). Le t’i shikojmë me radhë këto funksione:Fig.1 Funksioni i shumës automatike (AutoSum) në menynë Home 1.6Fig.3 Funksionet bazë që përmban AutoSum-iFig.2 Funksioni AutoSum18

