Page 21 - Demo
P. 21


                                    TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONETFunksioni Shuma-SUM ( )- mbledh vlerat e disa celulave. Për shembull formula:=SUM(D1:D10) gjen shumën e celulave D1deri në D10.=SUM(C2,C10) gjen shumën e dy celulave C2 dhe C10.=SUM(4,62,D10) gjen shumën e dy numrave (4 dhe 62) dhe celulës D10.Shembull: Krijoni një tabelë si në figurën 4. Për të zbatuar funksionin SUM për vlerat që kanë tre celulat A1, B1 dhe C1 ndiqni hapat:1. klikoni në celulën me adresë D1;2. shkruani formulën =SUM(A1:C1) ose klikoni butonin AutoSum;3. në listën që shfaqet zgjidhni funksionin Sum;4. në celulën D1 shfaqet menjëherë formula e shumës; 5. shtypni butonin Enter ose klikoni përsëri butonin AutoSum dhe shikoni rezultatin. Funksioni i Mesatares-AVERAGE ( ) - gjen mesataren aritmetike të disa numrave. Për shembull formula:=AVERAGE(D1:D10) gjen mesataren e celulave D1deri në D10.=AVERAGE(C2,C10) gjen mesataren e dy celulave C2 dhe C10.=AVERAGE(4,62,D10) gjen mesataren e e dy numrave (4 dhe 62) dhe celulës D10.Shembull: Krijoni një tabelë si në figurën 5. Për të zbatuar funksionin për vlerat që kanë tre celulat A1, B1 dhe C1 ndiqni hapat:1. klikoni në celulën me adresë D1;2. shkruani =AVERAGE(A1:C1);3. klikoni me mouse butonin Enter në panelin e kontrollit;Në celulën D1 do të shfaqet rezultati (12.6) që është mesatarja aritmetike e tre numrave (13,15,10). Funksioni i Vlerës më të madhe-MAX ( ) - përcakton vlerën më të madhe të një grupi të zgjedhur celulash.Për shembull formula:=MAX(D1:D10) gjen numrin më të madh nga celula D1deri në D10.=MAX(C2,C10) gjen numrin më të madh të dy celulave C2 dhe C10.=MAX(6,D10) gjen numrin më të madh të një numri konstant dhe një celule.Shembull: Krijoni një tabelë si në figurën 6. Për të zbatuar funksionin Max për vlerat që kanë Ka dhe një mënyrë tjetër të shpejtë për llogaritjen e mesatares aritmetike. Ndiqni hapat:1. klikoni në celulën me adresë D1;2. klikoni butonin AutoSum;3. në listën që shfaqet zgjidhni Average;4. zgjidhni me mouse celulat (A1,B1,C1) për të cilat kërkohet të llogaritet mesatarja;5. shtypni butonin Enter dhe shikoni rezultatin. A kemi të njëjtin rezultat?Aktivitet:Fig. 4 Shembull i përdorimit të funksionit SUMFig. 5 Shembull i përdorimit të funksionit Average19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25