Page 23 - Demo
P. 23
Nxënësi/ja:2.1 ILibraria e funksioneve njihet me funksionet e librarisë së funksioneve.Deri tani ju keni mësuar formulat dhe funksionet bazë të Excel-it. Por ai ka edhe funksione për llogaritjen e të dhënave më komplekse dhe specifike. Për këtë shërben libraria e funksioneve, që ndodhet në menunë FORMULAS (fig. 1). Klikoni secilën nga ikonat dhe shikoni listën e funksioneve që kanë.Aktivitet: Libraria e funksioneveNjë nga kategoritë që përmban libraria e funksioneve (Function Library) është Math&Trig,e cila përfshin funksionet matematikore. Le të shikojmë dy nga funksionet që përmban kjo kategori: GCD dhe LCM. Funksioni i pjesëtuesit më të madh të përbashkët (PMP) - Greatest Common Divisor (GCD)Funksioni GCD (Greatest Common Divisor) llogarit pjesëtuesin më të madh të përbashkët (PMP) të dy ose më shumë numrave të plotë. PMP-ja e dy ose më shumë numrave të dhënë është numri i plotë më i madh, i cili i pjesëton numrat pa mbetje. Ndryshe njihet edhe si faktori më i madh i përbashkët. Shembull: Krijoni një tabelë si në figurën 2. Për të zbatuar funksionin GCD për vlerat që kanë celulat A1, A2 ndiqni hapat:1. klikoni në celulën me adresë A3;2. klikoni butonin Math&Trig dhe zgjidhni opsionin GCD nga lista e shfaqur;3. shfaqet dritarja dialoguese Function Arguments (fig. 3);4. shkruani në rubrikat Number 1, Number2përkatësisht referencat e celulave A1 dhe A2;5. shikoni që rezultati i formulës shfaqet në fund të dritares dialoguese;6. klikoni komandën (butonin) OK dhe rezultati do të shfaqet në celulën A3.1.7Fig. 1 Libraria e funksioneveFig.2 Shembull i përdorimit të funksionit PMP(GCD)Fig.3 Shtimi i argumenteve të funksionit21

