Page 24 - Demo
P. 24
TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONET Funksioni i shumëfishit më të vogël të përbashkët (Least Common Multiple)Funksioni Least Common Multiple (LCM) llogarit shumëfishin më të vogël të përbashkët (SHVP) të dy ose më shumë numrave të plotë. SHVP-ja e dy ose më shumë numrave të plotë të ndryshëm nga zero është numri më i vogël, i cili kur pjesëtohet me secilin nga këta numra, nuk ka mbetje. Shembull: Krijoni një tabelë si në figurën 4. Për të zbatuar funksionin LCM për vlerat që kanë celulat A1, A2, A3 ndiqni hapat:1. klikoni në celulën me adresë A4;2. klikoni butonin Math&Trig dhe zgjidhni opsionin LCM nga lista e shfaqur (fig. 4);1. Përmend disa kategori funksionesh që ndodhen në Function Library dhe trego përse shërbejnë ato.2. Trego hapat që duhen ndjekur për të gjetur PMP-në dhe SHVP-në e dy numrave duke përdorur Excel-in.3. shfaqet dritarja dialoguese Function Arguments;4. shkruani në rubrikat Number 1, Number2 dhe Number 3, përkatësisht referencat e celulave A1, A2 dhe A3 (fig. 5);5. shikoni që rezultati i formulës shfaqet në fund të dritares dialoguese;6. klikoni butonin OK dhe rezultati do të shfaqet në celulën A4.Fig.4 Shembull i përdorimit të funksionit SHVP (LCM) Fig. 5 Shtimi i argumenteve të funksionit22

