Page 25 - Demo
P. 25
Nxënësi/ja:2.1 IFunksionet e kategorisë TEXT përdor funksionet për punën në tekst; shpjegon rëndësinë e funksioneve.Funksioni mund të futet në celulë në dy mënyra: • Mënyra e parë është duke shkruar në fillim shenjën e = dhe më pas emrin e funksionit dhe argumentet sipas sintaksës së tij. • Mënyra e dytë e futjes së funksioneve është nëpërmjet komandës Insert Function fx(fig. 1), e cila ndodhet në shiritin e formulës ose në grupin e komandave Function Library të menusë Formulas.Menuja Formulas është specifike për programin Excel. Këtu mund të zbatohen një sërë formulash dhe të përdoren disa nga funksionet kryesore matematikore për të llogaritur të dhëna të ndryshme. Këto funksione, siç e pamë, janë të grupuara në seksionin e grupit të komandave Function Library. Fushat e përdorimit të funksioneve përfshijnë: funksionet financiare, logjike, të tekstit, të datës dhe kohës, matematikore dhe trigonometrike. Klikoni komandën Textdhe shikoni listën e funksioneve që përmban. Si mendoni ju, përse shërbejnë këto funksione? Diskutoni me shokët nëse keni përdorur ndonjërin prej tyre.Aktivitet:Funksioni Veprimi ShembujI Majtë(LEFT)Nxjerr (Veçon) shkronjat e majta nga një varg. I Djathtë(RIGHT)Nxjerr shkronjat e djathta nga një varg.I Mesëm(MID)Veçon disa shkronja që ndodhen në mes të vargut. (Për shembullin e ilustruar veçon tre shkronjat e mesit duke filluar nga shkronja 5.) Kategoria TEXT Transformimi dhe pastrimi i tekstit është thelbësor për çdo analist, mësues ose sekretar. Për fat të mirë Excel-i ofron një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të transformuar tekstin në një spreadsheet duke përdorur funksionet e kategorisë TEXT (tab. 1). 1.8Mënyrat e futjes së funksionit në ExcelTabela 1 Funksionet e kategorisë TEXT23

