Page 28 - Demo
P. 28


                                    Nxënësi/ja:IFunksionet financiare përdor funksionet financiare dhe shpjegon rëndësinë e tyre.Mësuesja e Ekonomisë ju kërkon të llogarisni interesin e një kredie prej 800 000 eurosh me periudhë kohore katërvjeçare dhe me këste mujore prej 20 000 eurosh.Si mendoni ju, a mund ta zgjidhni këtë problem me anë të programit Excel?A ofron ai ndonjë formulë të gatshme për llogaritjen e normës së interesit?Aktivitet:Microsoft Excel është një mjet mjaft i rëndësishëm në llogaritjet financiare. Ai i vjen në ndihmë shumë analistëve financiar, të cilët shpenzojnë shumë kohë në përgatitjen e modeleve si dhe llogaritjen, vlerësimin dhe paraqitjen grafike të të dhënave. Funksionet financiare janë të grupuara në kategorinë Financial të grupit të komandave Function Library, e cila ofron më shumë se 50 funksione financiare. Në figurën 1 pasqyrohen disa prej tyre. Funksioni i Normës së Interesit (RATE)Nëpërmjet funksionit RATE ne mund të llogarisim normën e interesit të një kredie për një periudhë të caktuar kohe. Sintaksa e funksionit është: RATE = (nper, pmt, pv, [fv], [type], [guess])• nper - periudha kohore e kredisë;• pmt - shuma e paguar për periudhën;• pv - vlera aktuale e kredisë;• [fv] - një argument fakultativ, që ka të bëjë me vlerën e ardhshme të kredisë (nëse nuk përmendet asgjë, fv konsiderohet si “0”);• [type] - kur bëhet pagesa (nëse nuk përmendet asgjë, supozohet se pagesa është bërë në fund të periudhës);• [Guess] - një supozim se sa mendoni se duhet të jetë interesi.Le të shohim si të llogarisim funksionin financiar RATE në Excel nëpërmjet shembullit në rubrikën “Aktiviteti”. Për të llogaritur interesin e një kredie prej 800 000 eurosh për një periudhë kohore katër vjeçare me këste mujore prej 20 000 eurosh, ndjekim hapat:1. hedhim të dhënat në tabelë si në figurën 2;2. në celulën B6 shkruajmë formulën: =RATE(48,-20000,800000);3. shtypim Enter.Rezultati do të ishte vlera 0,77%. Ndonjëherë duhet të formatojmë celulën që të shfaqet numri me shifrat dhjetore të përshtatshme.Ky është interesi mujor, sepse periudha është mujore. Interesi vjetor do të ishte 0,77%*12= 9,24%. Një mënyrë tjetër e llogaritjes në Excel duke thërritur funksionin RATE nga menuja Formulas është:1. klikojmë te celula B6;2. te grupi i komandave Function Library i menusë 1.9Fig. 1 Disa nga funksionet financiare që ofron programi ExcelFig. 2 Shembull i përdorimit të funksionit RATEFig 3. Sintaksa e funksionit RATE për shembullin e dhënë26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32