Page 29 - Demo
P. 29


                                    TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONETFormulas, klikojmë kategorinë Financial;3. në listën që shfaqet zgjedhim RATE;4. hapet dritarja Function Arguments;5. plotësojmë të dhënat si në figurën 4 dhe shtypim OK.Po të klikoni dy herë në celulën B6 do të shikoni sintaksën e formulës (fig. 3). Funksioni Vlera e ardhshme (FV)Funksioni FV gjen vlerën e ardhshme të një investimi të veçantë, që ka një normë interesi konstante dhe pagesë periodike. Sintaksa e tij është:FV (Rate, Nper, [Pmt], PV, [Type])• Rate - norma e interest për periudhën.• Nper - periudha.• [Pmt] - pagesa për periudhën.• PV - vlera aktuale.• [Type] - kur bëhet pagesa (nëse nuk përmendet asgjë, supozohet se pagesa është bërë në fund të periudhës).Shembull: Një fermer ka investuar 100 euro në vitin 2018. Pagesa është bërë çdo vit. Norma e interesit është 10%. Sa do të ishte FV në vitin 2021?Zgjidhje: 1. kliko te celula B7;2. te grupi i komandave Function Library i menusë Formulas, kliko kategorinë Financial;3. në listën që shfaqet zgjidh funksioni FV;4. hapet dritarja Function Arguments;5. plotëso të dhënat si në figurën 5 dhe shtyp OK.Vlera do të ishte 129.79 Euro.1. Trego hapat që duhen ndjekur për futjen e një funksioni financiar në celulë.2. Llogarit interesin e një kredie prej 6000 Euro për një periudhë kohore dyvjeçare me këste mujore prej 200 Euro. Cila do të ishte formula? Po rezultati?3. Një person ka investuar 1000 euro në vitin 2014. Pagesa është bërë çdo vit. Norma e interesit është 10%. Sa do të ishte FV në vitin 2019?Fig. 4 Futja e argumentave për funksionin RATEFig. 5 Shembull i përdorimit të funksionit FV 27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33