Page 30 - Demo
P. 30


                                    Nxënësi/ja:IRenditja e të dhënave në Excel shpjegon renditjen rritëse dhe zvogëluese si dhe bën filtrimin e të dhënave. Shembull: Në tabelën 1 janë dhënë emërtimet e klasave të një shkolle si dhe pikët që kanë marrë në olimpiadën e organizuar në lëndët: Gjuhë, Matematikë, Kimi. Kërkohet të renditet kjo listë sipas numrit të përgjithshëm të pikëve nga më i madhi te më i vogli. Rëndësinë më të madhe të vlerësimit e ka lënda e Gjuhës, Matematikës pastaj Kimia. Për të bërë renditjen ndjekim hapat:Renditja e të dhënave në formë teksti që ndodhen në një kolonë, mund të bëhet sipas alfabetit, pra, nga A-ja te Z-ja ose anasjelltas nga Z-ja te A-ja. Në rastin e të dhënave numerike renditja bëhet nga më e vogla te më e madhja ose anasjelltas. Por si veprohet nëse na duhet të bëjmë renditjen e të dhënave që ndodhen në më shumë se një kolonë?Aktivitet:5. Në ekran shfaqet tabela dialoguese Sort (fig. 3). Poshtë seksionit Column, te rubrika Sort by zgjedhim te lista, në rastin tonë, ‘Shuma’. Në seksionin Order zgjedhim drejtimin e renditjes së të dhënave që do të renditen në rendin rritës ose zbritës. Në rastin tonë kemi zgjedhur rendin zbritës ‘Largest to Smallest’.2.1Tabela 1 Rezultatet e testimitFig. 1 Gjetja e shumës së pikëve për çdo klasë 1. Hedhim të dhënat si në tabelën 1.2. Gjejmë shumën e pikëve për çdo klasë duke shkruar në fillim formulën =C3+D3+E3 në celulën F3. Pastaj tërheqim celulën F3 deri te celula F12.3. Selektojmë të dhënat që do të renditen. Në shembullin e dhënë, selektojmë bllokun e celulave, i cili fillon me celulën B3 dhe mbaron me celulën F12, pra blloku B3:F12. 4. Në menunë Data, te grupi i komandave Sort & Filter klikojmë opsionin Sort (fig. 2).Fig. 2 Renditja e të dhënave nëpërmjet opsionit Sort Fig. 3 Përcaktimi i të dhënave që janë për t'u renditur28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34