Page 32 - Demo
P. 32


                                    Nxënësi/ja:IFiltrimi në programin Excel njihet me filtrimin e të dhënave në Excel duke përdorur opsionet e avancuara.Mësuesi/ja ju dërgon një dokument në Excel, i cili ka listën e nxënësve të klasës dhe mesataret e notave të secilit prej tyre. Ndërkohë ju dëshironi të shihni sa më parë mesataren e notave tuaja. Si do të vepronit për të gjetur emrin tuaj në listën e nxënësve, pa qenë nevoja të kontrolloni rresht pas rreshti?Aktivitet:FiltrimiShpesh ju duhet të kontrolloni rresht pas rreshti në një faqe pune në Excel për disa të dhëna të veçanta, si p.sh. emrin e një personi, vendlindjen etj. Duke kaluar nëpër të gjitha të dhënat humbisni kohë, veçanërisht nëse faqja e punës përmban qindra apo edhe mijëra të dhëna të futura. MS Excel e zgjidh këtë problem nëpërmjet opsionit të Filtrimit. Filtrimi tregon të dhënat që ju dëshironi të shihni, ndërkohë që përkohësisht fsheh pjesën tjetër. Kështu, filtri mund të përkufizohet si një sruktrurë (aftësi) në Excel, që lejon një përdorues të filtrojë artikuj në një listë sipas kritereve të përcaktuara. Ju mund të filtroni tekst, numra ose të dhëna.Ekzistojnë dy lloje të filtrave, të cilat do të trajtohen më poshtë.1. Filtri (Filter) Kur ju aplikoni Filter në një tabelë, në të djathtë të titujve të kolonës së një liste shfaqet një buton ngjyrë gri me shigjetë të vogël në drejtimin poshtë. Duke klikuar shigjetën na zbulohen disa komanda, të cilat ne mund t’i përdorim për të filtruar çdo të dhënë.2. Filtri i avancuar (Advanced Filter) Kur ju aplikoni Filter i avancuar në një tabelë, ajo ndihmon për të filtruar listën në bazë të kritereve të veçanta ose të kopjojë të dhënat e filtruara në një vend tjetër. Filtrimi i të dhënave (Filtering Data)Ju duhet të ndiqni disa hapa për të aplikuar Filtrin automatik (AutoFilters) tek të dhënat. Ato janë si më poshtë:1. Merni tabelën me të dhëna (tabela 1 mësimi 2.1)2. Selektoni të dhënat që doni të filtroni.3. Klikoni menunë Data dhe zgjidhni opsionin Filter në grupin Sort & Filter (fig. 1).4. Lista shfaqet me shigjetën kontrolluese në anën e djathtë të titujve të kolonës (fig. 2). Fig.1 Filtrimi i të dhënave nëpërmjet opsionit FilterFig.2 Shembull i përdorimit të filtrit2.230
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36