Page 33 - Demo
P. 33
TEMA 2 ANALIZIMI I TË DHËNAVE, RREGULLIMI I FAQEVE, SHTYPJA DHE GRAFIKU5. Klikoni mbi shigjetën e vogël. Të gjitha vlerat për atë kolonë të veçantë shfaqen në një listë. Si shembull merrni tabelën e mësipërme, ku doni të veçoni rezultatet e klasave të teta dhe të nënta. Në kolonën ’Klasa’ klikoni shigjetën e vogël dhe në listën e klasave që shfaqet, zgjidhni klasat që doni. Shtypni butonin OK (fig. 3).7. Në rast se të dhënat janë modifikuar dhe dëshironi të aplikoni të njëjtin filtër në të dhënat e reja, klikoni mbi opsionin Reapply në grupin Sort &Filter, në menunë Data (fig. 5). Heqja e Filtrit automatik (Autofilter-it)Më poshtë ndjekim hapa për të hequr filtrin nga faqja e punës:1. klikojmë në tabelën Data→ Grupi Sort & Filter→ opsionin Clear (fig. 6);2. klikojmë në ikonën Filter te lista, si në figurën 7 dhe zgjedhim Clear FilterFrom ”Klasa” (në rastin tonë) ose klikojmë në kutinë e opsioneve Select All.Fig.3 Vendosja e kritereve të filtritFig. 4 Rezultati i filtrimit Fig.5 Përdorimi i opsionit ReapplyFig.6 Heqja e filtrit6. Automatikisht tabela shfaq vetëm të dhënat që kërkuat. Shigjeta e vogël ndryshon pamjen duke u kthyer në një ikonë filtër në kolonë, kur të dhënat janë të filtruar. Duke lëvizur mouse-in mbi këtë ikonë do të shihni kriteret e filtrimit të përmbajtjes të asaj kolone (fig. 4).31

