Page 35 - Demo
P. 35


                                    Nxënësi/ja:2.1 IFillimi (Header) dhe Fundi (Footer) i faqes në Excel emërton fillimin dhe fundin e faqes së punës.Fillimi dhe fundi i faqesPër të identifikuar një dokument të printuar dhe për ta bërë lehtësisht të dallueshëm, mund t’i shtojmë të dhëna nëpërmjet rubrikave Fillimi (Header) dhe Fundi (Footer). Ato janë informacione bazë që paraqiten në krye dhe në fund të çdo faqeje pune gjatë gjithë dokumentit. Nëpërmjet Header-it shtojmë informacion në krye të çdo faqeje (worksheet), që mund të jetë emri i skedarit, emri i institucionit apo logo-ja e firmës, të cilës i përket dokumenti Fig.1 Futja e Fillimit (Header) dhe Fundit (Footer) në ExcelFig.3 Modele të ndryshme të Header-itFig. 2 Pamja e Header-itetj. Ndërsa me anë të Footer-it shtojmë informacion në fund të çdo faqeje, që mund të jetë data, numri i faqeve etj.Header dhe Footer janë të dukshëm vetëm në fletën e printuar, në Print Preview dhe në Page Layout. Në një worksheet normale ato nuk janë të dukshme.Për të shtuar një Header ose Footer në Excel ndiqni këto hapa:1. Klikoni worksheet-in në të cilin do të shtoni Header ose Footer.2. Në grupin e komandave Text të menusë Insert (fig. 1), klikoni komandën Header&Footer. 3. Fleta e punës kalon në pamjen Page Layout dhe aktivizohet menuja Design.4. Në fletën e punës shfaqen zonat e Header-it dhe Footer-it, ku secila është e ndarë në tre pjesë: pjesa e majtë, pjesa qendrore dhe pjesa e djathtë. E parazgjedhur është pjesa qendrore. Nëse dëshironi që Header/Footer-i të shfaqet në pjesën e majtë ose të djathtë të faqes, klikoni përkatësisht kutinë e majtë ose të djathtë të Header-it/ Footer-it dhe fusni informacionin aty (fig. 2).Përdorimi i Header-it ose Footer-it ka një rëndësi të veçantë sidomos për dokumentat zyrtare. Nëpërmjet informacionit që shfaqet në Header ose në Footer, kuptojmë se nga cili institucion ka dalë dokumenti. Po programi Excel a ofron një mundësi të tillë?Aktivitet:5. Microsoft Excel vjen i pajisur me modele të ndryshme të gatshme Header-ash dhe Footer-ash, ndaj mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë në lidhje me dokumentin ose mund të krijoni vetë modelet sipas dëshirës (fig. 3). 6. Pasi keni përfunduar editimin e Header-it, mjafton të klikoni kudo në fletën e punës për të lënë zonën e Header-it/Footer-it.2.333
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39