Page 36 - Demo
P. 36
TEMA 2 ANALIZIMI I TË DHËNAVE, RREGULLIMI I FAQEVE, SHTYPJA DHE GRAFIKUShembull: Për të vendosur numrin e faqes në pjesën e poshtme të worksheet-it zgjidhni një nga pjesët e Footer-it. Në menunë Dizajn (Design) grupi i komandave Header&Footer zgjidhni Numri i faqes (Page Number) (fig. 4).Futja e Fillimit (Header) dhe Fundit (Footer) duke përdorur konfigurimin e faqes (Page Setup)Në rast se dëshironi të krijoni një Header/Footer për fletët e grafikëve ose për disa fletë pune në të njëjtën kohë, përdoret kutia e dialogut të konfigurimit të faqes Page Setup.1. Përzgjidhni një ose më shumë fletë pune për të cilat dëshironi të krijoni një Header/Footer.2. Në menynë Page Layout (shtrirja e faqes), grupi i komandave Page Setup (Konfigurim i faqes) klikoni shigjetën e vogël që ndodhet në të djathtë të panelit në pjesën e poshtme (fig. 5).3. Hapet kutia dialoguese Page Setup, e cila do të tregojë se ku mund të zgjidhni një nga Headers- at dhe Footers- at paraprakisht ose të bëni një tuajin.4. Klikoni Header/Footer dhe zgjidhni një nga modelet e gatshme që ju duket më i përshtatshmi për dokumentin tuaj dhe shtypni OK (fig. 6). Nëse doni ta hiqni Header/Footer mjafton të zgjedhim opsionin None nga menuja. 5. Nëse kërkoni që ta krijoni vetë Header/Footer-in, zgjidhni komandat përkatësisht Custom Header...ose Custom Footer...6. Hapet dritarja dialoguese Header. Zgjidhni kutinë e seksionit të majtë, të qendrës ose të djathtë dhe pastaj klikoni një nga butonat sipër seksioneve për të gjetur saktësisht se cili element duhet caktuar. Pasi të keni mbaruar, shtypni OK (fig. 7).1. Hap një dokument të punuar në Excel dhe vendosi Header dhe Footer. a) Në Header, në pjesën qendrore shkruaj emrin e skedarit.b) Në Footer, në pjesën e djathtë vendos numrin e faqeve.c) Provo të ndryshosh pamjen e tyre duke ndryshuar pozicionin e tyre.d) Në fund fshiji Header-in dhe Footer-in.2. Informacioni që i përket Header-it shfaqet:a) në faqen e parë b) në faqen e parë dhe të fundit c) në të gjitha faqetFig.4 Vendosja e numrit të faqesFig.5 Grupi i komandave për konfigurimin i faqes (Page Setup)Fig. 6 Zgjedhja e modeleve për Header/Footer nëpërmjet Page SetupFig. 7 Vendosja e Header/Footer të specifikuara34

