Page 37 - Demo
P. 37


                                    Nxënësi/ja:2.1 IOrganizimi i fletës së punës  demonstron organizimin e fletës së punës;  përzgjedh opsionin Print Preview para printimit të dokumentit për të kuptuar cilësinë e printimit.Ju keni bërë një libër pune të plotë me të dhëna në Excel. E keni organizuar si duhet dhe e keni formatuar pikërisht ashtu siç dëshironi. Tashmë vendosni të printoni një kopje të shtypur. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të shtypni një tabelë në Excel dhe tabela të mos dalë e plotë në fletë? Si keni vepruar në raste të tilla? Cili është problemi në këtë rast?Aktivitet: Vendosja e zonës dhe e kufijve të printimitPara se të printoni një material të punuar në programin Excel, që ai të printohet në mënyrë korrekte, duhet bërë formatimi i fletës së punës. Për të bërë formatimin e fletës së punës ndiqni këto hapa:1. Në mënunë Page Layout zgjidhni seksionin Page Setup duke klikuar në shigjetën e vogël që ndodhet në këndin e poshtëm djathtas (fig. 1).2. Hapet dritarja dialoguese Page Setup, ku mund të zgjidhni opsione të ndryshme për rregullimin e fletës së punës. Në krye të saj ndodhen katër skeda: rregullimin e Fletës (Page), kufijve (Margins), Fillimit/Fundit (Header/Footer), Fletës së punës (Sheet). Konfigurimi i fletës së punës (Page)Nëse klikojmë këtë skedë mund të zgjedhim (fig. 2): 1. Orientimi (Orientation), i cili mund të jetë Portrait ose Lanscape.2. Shkallëzimi (Scaling), ku mund të zmadhojmë ose zvogëlojmë materialin duke e përshtatur me përmasat e letrës ku do të printohet.3. Madhësia e letrës (Paper Size), ku zakonisht zgjidhet madhësia A4.Konfigurimi i kufijvë të fletës së punës (Margins)Në këtë skedë (fig. 3) zgjedhim hapësirën në të katër anët e fletës: Left (majtas), Right (djathtas), Top (sipër), Bottom (poshtë).Në Header dhe Footer zgjedhim hapësirën e kreut dhe fundit të faqes.Në rubrikën Center on page mund të përcaktojmë vendosjen e materialit në qendër të faqes si dhe formën: horizontalisht ose vertikalisht.Fig.1 Grupi i komandave Page SetupFig. 2 Konfigurimi i fletës së punësFig. 3 Konfigurimi i kufijve të fletës së punës2.435
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41