Page 39 - Demo
P. 39


                                    TEMA 2 ANALIZIMI I TË DHËNAVE, RREGULLIMI I FAQEVE, SHTYPJA DHE GRAFIKU1. Përshkruaj dritaren dialoguese Page Setup.2. Shpjego funksionin e secilës skedë.3. Komanda Print Preview shërben për të: a) printuar në mënyrë të shpejtë b) shikuar paraprakisht dokumentinc) ndryshuar opsionet e printimit d) printuar gjithë dokumentin4. Renditni katër përparësi të përdorimit të komandës Print Preview. Diskutoni me shokët/shoqet. Shikimi i dokumentit para printimit (Print Preview)Fletët në Excel nuk duken gjithnjë mirë në letër, sepse nuk janë të dizenjuara për t’u përshtatur në një faqe. Ato janë projektuar për të qenë aq të gjatë dhe të gjerë sa keni nevojë për to. Kjo lehtëson përpunimin dhe shikimin në ekran të të dhënave, por kjo nuk do të thotë që të dhënat përshtaten me një fletë standarde të letrës.Gjithmonë para se të printojmë një libër pune (Workbook) duhet të sigurohemi që të jetë në formën e duhur për t’u printuar. Programi Excel na jep mundësinë e shikimit të dokumentit para printimit duke na dhënë mundësinë edhe të korrigjimit të tij me anë të komandës Print Preview. Në këtë mënyrë ne kursejmë bojën e printerit dhe letrën. Për të parë se si duket dokumenti para printimit ndjekim hapat e mëposhtëm (fig. 6):1. klikojmë butonin File/Print;2. hapet një dritare ku shfaqet dokumenti se si do të dalë pas printimit. Skeda Margins. Në këndin e djathtë të ekranit ndodhen dy butona . Butoni i parë shërben për të ndryshuar kufijtë e fletës së punës. Skeda Zmadhim(Zoom). Butoni i dytë shërben për të zmadhuar apo zvogëluar madhësinë e pamjes së fletës.Pasi shikojmë që paraqitja e fletës së punës është ajo e duhura, mund të klikojmë butonin Print.Fig. 6 Pamja paraprake e dokumentit para printimitSa herë bëjmë ndryshime në dokument, duhet të shohim përsëri në Print Preview dokumentin para se ta printojmë.37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43