Page 41 - Demo
P. 41
TEMA 2 ANALIZIMI I TË DHËNAVE, RREGULLIMI I FAQEVE, SHTYPJA DHE GRAFIKU1. Trego hapat e krijimit të një grafiku në Excel.2. Krijo një tabelë me të dhëna në Excel dhe krijo grafikun përkatës.3. Nëse shtojmë të dhëna të reja në një grafik ekzistues, atëherë paraqitja e grafikut:a) nuk do të ndryshojë b) do të ndryshojë c) nuk varet nga vlerat që shtojmë d) asnjëra Elementet përbërës të grafikut Për të ndryshuar paraqitjen e grafikut të mësipërm (fig. 4) veprojmë si më poshtë:1. Klikojmë te Titulli i grafikut (Chart Title) dhe shkruajmë Rezultatet e nxënësve duke zgjedhur formatin e duhur.2. Klikojmë te Titulli i boshtit horizontal (Axis Title) dhe shkruajmë Nxënësit.3. Klikojmë te titulli i boshtit vertikal (Axis Title) vertikal dhe shkruajmë Nota.4. Për të ndryshuar stilin klikojmë te Stili i grafikut (Chart Style) dhe zgjedhim stilin që duam.5. Për të ndryshuar ngjyrën e kolonave klikojmë me të djathtën e mouse-it pjesën e grafikut, ku do të ndryshojmë ngjyrën dhe në dritaren që hapet, klikojmë Formato Vargun e të Dhënave (Format Data Series). Zgjedhim rubrikën Fill, te Ngjyros (Color)zgjedhim ngjyrën, pastaj shtypim Mbyll (Close).6. Pasi kemi kryer veprimet e mësipërme, pamja e grafikut është si më poshtë (fig. 6).Në qoftë se dëshironi të ndryshoni të dhënat ose të shtoni të dhëna të tjera, mjafton të ndryshoni të dhënat në tabelë dhe automatikisht grafiku ndryshon treguesit sipas të dhënave që u dryshuan.Në lëndën e Gjeografisë ju keni përgatitur një material për rritjen e popullatës në Kosovë për tre vitet e fundit dhe e keni paraqitur me grafik. Por mësuesi ju ka kërkuar të përfshini edhe të dhënat për pesë vitet e fundit. Si mund t’i shtoni të dhënat e reja në grafik? Jepni mendimin tuaj.Aktivitet:Fig.4 Elementet e grafikutFig.5 Paraqitja e grafikut pas ndryshimeveEmërtimi i grafikutLegjendaEmërtimi i boshtit horizontalEmërtimi i boshtit vertikal39

