Page 42 - Demo
P. 42
Nxënësi/ja:ILlojet e grafikëve në Excel shpjegon llojet e grafikëve duke demonstruar hapat e krijimit të tyre.Në mësimin e kaluar ju mësuat se si mund të shprehni disa të dhëna me anë të grafikut në kolona. Por a njihni ju lloje të tjera të paraqitjes grafike të të dhënav? Diskutoni me shokët.Aktivitet:Shtimi i grafikëveProgrami Excel ofron një shumëllojshmëri grafikësh për paraqitjen e të dhënave si dhe mundësi për editimin e tyre. Në varësi të të dhënave që kemi mund të zgjedhim edhe llojin e grafikut që u përshtatet më shumë atyre në tabelë.Për të shtuar grafikun ndjekim këto hapa:1. Zgjedhim të dhënat për të cilat do të ndërtohet grafiku. Për shembull marrim një tabelë me numrin e mungesave të nxënësve për tre muaj tabela 1.2. Në menunë Insert klikojmë grupin e komandave Charts dhe aty klikojmë shigjetën e vogël të menusë (fig. 1).Mungesat e nxënësveEmri Shtator Tetor NëntorAna 2 5 4Bora 5 6 1Besi 7 7 8Dea 8 9 10Eriku 9 8 9Mira 6 5 73. Në fletën e punës shfaqet dritarja dialoguese Fut grafikun (Insert Charts) e cila përbëhet nga dy skeda:Grafikët e rekomanduar (Recommended Charts), ku jepen disa modele grafikësh që rekomandohen (fig. 2) dhe Të gjithë grafikët (All Charts), ku jepen të gjitha llojet e grafikëve që ofron programi Excel,të ndara sipas kategorisë dhe llojit (fig. 3).Tabela 1 Mungesat e nxënësveFig.1 Grupi i komandave të futjes së grafikëve (Charts)Fig.2 Grafikët e rekomanduar Fig.3 Të gjithë grafikët2.640

