Page 43 - Demo
P. 43


                                    TEMA 2 ANALIZIMI I TË DHËNAVE, RREGULLIMI I FAQEVE, SHTYPJA DHE GRAFIKUNë tabelën 2 jepen disa nga llojet e grafikëve si dhe përdorimi i tyre.Tabela 2 Llojet e grafikëveGjithashtu mund të ndryshojmë llojin e grafikut për vlera të njëjta të grafikut. Klikojmë me të djathtën e mouseit në grafik dhe zgjedhim opsionin Ndrysho tipin e grafikut (Change Chart Type...) nga lista, si në figurën 4. Shfaqet dritarja dialoguese përkatëse, ku zgjedhim llojin e ri të grafikut dhe klikojmë butonin OK.Më poshtë (fig. 5, 6) jepen grafikët e llojit Column dhe Line për të dhënat e tabelës “Mungesat e nxënësve”.EMËRTIMI PËRDORIMIKolona(Colomn)Lloji i grafikut me kolona vertikale shpreh ndryshimet e të dhënave për një periudhë kohore ose ilustron krahasimin midis artikujve.Vijë (Line) Lloji i grafikut me vija shfaq tendencën e të dhënave në intervale të barabarta.Rrethor(Pie)Lloji i grafikut pie tregon madhësinë e artikujve që përbëjnë një seri të të dhënash në proporcion me shumën e artikujve, që përmbajnë vetëm një seri të të dhënave.Shufra (Bar) Lloji i grafikut me shufra horizontale ilustron krahasimet midis artikujve individualë.Zona (Area) Zona thekson madhësinë e ndryshimit me kalimin e kohës.I shpërndarë nëXY (Scatter)Tregon marrëdhëniet midis vlerave numerike në disa seri të dhënash ose shpërndan dy grupe të numrave si një seri të koordinatave xy.Radar Paraqet të dhënat në qarqe koncentrike (bashkëqendrore). Çdo seri e të dhënave përshkruhet përgjatë një aksi të veçantë, nga qendra në periferi. Vijat lidhin vlera nga e njëjta seri. Sipërfaqe(Surface)Gjen kombinime optimale midis dy grupeve të të dhënave.1. Krijoni një tabelë me vlerat e temperaturave për 10 ditët e fundit. Ndërtoni grafikun. Cilin lloj grafiku përdorët? Krahasoni grafikun tuaj me atë të shokut/shoqes së bankës.2. Krijoni disa lloje grafikësh dhe trego rastet kur përdoren ato.3. Krijoni një tabelë me vlera dhe ndërto grafikun e saj duke zgjedhur lloje të ndryshme të grafikëve.Krijo një tabelë me të dhëna dhe ndërto grafikun përkatës duke zgjedhur llojin e përshtatshëm. Ndrysho llojin e tij.Fig. 4 Ndryshimi i tipit të grafikutFig. 5 Tipi i grafikut kolonë Fig. 6 Tipi i grafikut VijëAktivitet:41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47